Çfarë do të ndodhë me klubet shqiptare? FSHF u kërkon listë- pagesat e lojtarëve
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 08 April 2020
“Na dërgoni listë-pagesat e lojtarëve, stafit teknik dhe zyrtarëve të tjerë të administratës së klubit”. Është ky “emaili” që institucioni i futbollit shqiptar iu ka dërguar të gjitha klubeve pak ditë më parë. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në FSHF se do të vihet në zbatim ajo që ka premtuar vetë presidenti Armand Duka, pra duke ndihmuar klubet financiarisht në këtë situatë të paprecedentë.
Duke qenë se qeveria shqiptare nuk e përfshiu sportin në paketën e kompensimit të dëmeve prej pandemisë së koronavirusit, tashmë është FSHF që kërkon t’i dalë për zot situatës me synimin për të mbajtur gjallë skuadrat, duke iu dhënë një dorë pas rikthimit të normalitetit.
DETAJET
“FSHF ka një buxhet vjetor më të vogël se fondi i pagave për këtë situatë, por me ato mundësi financiare që ka, edhe borxhe do të marrë dhe s’do t’i lërë anëtarët e vetë në rrugë”, ka thënë vetë Duka ekskluzivisht për “Panoramasport.al” pak ditë më parë. Mësohet se një grup pune në Federatë ka nisur menjëherë të bëjë llogaritë për fondin që duhet për të mbuluar maksimalisht dy muaj rroga ose minimalisht një pagë. Hapi i parë ka qenë kërkesa ndaj klubeve për t’u njohur më konkretisht me borderotë e tyre.
Nuk janë vetëm lojtarët dhe stafet teknike pjesë e “paketës” së FSHF-së, por edhe punonjësit e tjerë të klubeve, trajnerët e ekipeve zinxhir në akademi etj. “Kostoja shkon mbi një milionë euro. Këtu bëhet fjalë për rrogën bazë, pra atë që klubet deklarojnë në Tatime dhe merret përmes bankës”, thotë për gazetën një burim në FSHF. Nga llogaritë që janë bërë, mësohet se çdo lojtar i klubeve të Superiores do të marrë maksimalisht 400 mijë lekë të vjetër për një muaj. Kjo situatë tregon edhe një herë problemin e deklarimeve dhe pagesat në të zezë që bëjnë klubet.
Të tjera
-
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Ko...
-
Një ditë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufij nga Serbia, në Bruksel takohen Bislimi dhe Petkoviq për çështjen e dinarit
Pavarësisht tensionimit të situatës pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në ...
-
Presidenti Biden bën thirrjen: Të miratojmë shpejtë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen...
-
Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e dip...
-
Një tërmet ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesna...
-
Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i m...
-
Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh
Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dh...
-
Euractiv shkruan për kërkesat e QUINT-it karshi Kosovës para anëtarësimit në KiE
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës gjatë ditës së martë ka rekoman...
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...