Lajme

Çfarë do të bëjë sot Haradinaj?

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 28 November 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka shpalosur agjendën e tij për festën e 28 nëntorit.

Haradinaj ndryshe nga politikanët e tjerë të Kosovës ende nuk e ka vizituar Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues por sot për 28 nëntor do të nënshkruhet në librin e ngushëllimeve, nga ora 11:00.

Libër ky që u hap nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë të mërkurën, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Pas nënshkrimit në librin e ngushëllimeve kyeminstri në detyrë do të vazhdojë aktivitetet ditore për nder të 28 nëntorit.

Ai do të marrë pjesë në zbulimin e shtatoreve të Shaban e Hamëz Jasharit në sheshin e qyetit në Drenas me fillim nga ora 12:00.

Ndërsa më vonë Haradinaj do të marrë pjesë në pritjen për nder të 28 nëntorit për veteran, invalid, familje të dëshmorëvë, të burgosur politik që është organizuar nga vet ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera