Lajme

Çfarë biseduan Rama e Abdixhiku në takimin me dyer të mbyllura?

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 27 September 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se çfarë biseduan prapa dyerve të mbyllura.

Ai ka thënë se raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit ndërmjet vendeve, shkruan Gazeta Infokus.

Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook është shprehur se kanë biseduar për proceset dhe gjendjes së tanishme në veri të Kosovës.

-Advertisement-

“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike. Kryeministrin Rama e falënderova për përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti. Raportet ndërshqiptare, janë bazamenti i suksesit tonë. Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka njoftuar Abdixhiku./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera