Sport

Çfarë bëri kështu futbollisti i Olympiacosit mbrëmë?

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 14 September 2017
Felipe Pardo ishte nota e vetme pozitive në mbrëmjen e djeshme për Olimpiakosin, që u mund në shtëpi në Ligën e Kampioneve.
Sulmuesi kolumbian, i futur në fushë në fundin e ndeshjes, realizoi dy gola për të bërë pak më të pranueshme disfatën përballë Sportingut të Lisbonës me shifrat 3-2.

Vetë lojtari ka festuar si i çmendur golat që ka shënuar, sidomos të dytin në shtesën e ndeshjes, që u dha për pak çaste grekëve shpresën e një barazimi të arritshëm.

Pamjet kanë bërë sot xhiro në të gjitha portalet greke, raporton Panorama, të cilat e kanë cilësuat veprimin si të ekzagjeruar duke marrë në konsideratë faktin se Olimpiakosi ishte gjithsesi në humbje në ato momente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera