Lajme

Çfarë ballafaqimi bën Shaqir Totaj me të birin dhe kush humb e kush fiton?

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 03 October 2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar në emisionin N’Konak të Gazetës Infokus, se me cilin sport merret kur është i lirë.

Për të, më i preferuari mbetet “streetball”.

Me këtë rast, ai ka rrëfyer për një ballafaqim interesant, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Jashtë fushatës rregullisht merrem me sport. Katër herë në javë e kam obligative fitnesin, por kur është koha e mirë luajmë edhe streetball, apo basket siç i themi në gjuhën e popullarizuar. Unë i thërras shokët e mijë të gjeneratës, ndërsa djali im i thërret shokët e vet dhe dalim e ballafaqohemi gjeneratë me gjeneratë”, ka thënë Totaj.

Por, kush është humbësi e kush fituesi?

“Me thënë të drejtën po na mundin më shpesh”, e ka pranuar Totaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera