Lajme

“Çështjet nacionale” – Kurti sot takohet me Abdixhikun

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 26 May 2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot pritet të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, nga ora 11:00.Kryeministri dje është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi me Haradinajn është në kuadër të takimeve të paralajmëruara nga kreu i ekzekutivit me partitë opozitare për, siç është thënë, “koordinim në çështje të interesit nacional”.Pas takimit, kryetari i AAK-së, tha se Kurtit ia ka renditur një varg shqetësimesh lidhur me dialogun me Serbinë.E në mesin e së cilave edhe atë për mosprezencën e Amerikës në këtë proces.

-Advertisement-

“Mendojmë që kjo është një situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancin e interesave të Kosovës në dialog e shohim në dobi emërimin e një emisari për dialogun nga Amerika, nga presidenti Biden, ta ngarkon dikë që të përfaqësoj Amerikën në temën e dialogut”, ka deklaruar Haradinaj.Haradinaj kryeministrit Kurti i është ankuar edhe për agjendën e bisedimeve në Bruksel.

“Është pak shqetësuese se ka një konfuzion në agjenda në disa raste disa zhvillime përcaktohen si agjendë e procesit të Berlinit, çështja e lëvizjes së qytetarëve me Bosnjës e në rastet e tjera si proces teknik i dialogut. Shohim që peshën kryesore e ka Lajcak por që është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendë nuk janë liderët nuk shihet një agjendë e plotë”, ka shtuar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera