Çështje ditësh, punimet për çerdhen “Yllka”
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 03 Gusht 2018
Punimet për rindërtimin e çerdhes “Yllkat” do të fillojnë brenda disa ditëve, kurse lagjja “Vellusha” e Prishtinës do të pasurohet edhe me një fushë sportive.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një konferencë për media me ç’rast i ka prezantuar edhe këto dy projekte infrastrukturore që do ndikojnë në mirëqenien e banorëve të kësaj ane.
Kryetari Ahmeti u shpreh se në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do e rindërtojnë kopshtin “Yllkat” i cili kohë më parë ishte rrëzuar me arsyetimin se nuk është i sigurt.
Sipas të parit të Prishtinës kjo çerdhe do ketë tani kapacitet më të madh si dhe do të ketë edhe një park lodrash modern, të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë edhe banorët përreth.
“Kanë përfunduar procedurat e prokurimit, është nënshkruar kontrata dhe besoj që brenda këtyre ditëve ne do ta bëjmë me ministrinë e Arsimit një përurim të fillimit të punimeve , dhe pastaj në çoftë se kemi mot të mirë besoj që do të përfundohet me afat rekord. Edhe ministria edhe kompania është e njoftuar për nevojën e përfundimit të punimeve sa më shpejt të kësaj çerdheje”, ka deklaruar ai.
Duke folur rreth kësaj çerdhe për të cilën tha se duhet të përfundoj sa më parë, pasi që fëmijët janë detyruar t’i dërgojnë në çerdhet tjera, Ahmeti po ashtu tha se kostoja e kësaj çerdheje është rreth 700 mijë euro.
“Pritet që kostoja e kësaj çerdheje të jetë afër 700 mijë euro që po ashtu e bënë ndër çerdhet me buxhetin më të madh që kemi pasur, me të vërtet është çerdhe moderne ,sa për ditë pune më duket se është 120-180 ashtu përafërsisht ka qenë , por po e them edhe njëherë që ideja që ta përfundojmë sa më shpejt. Tash jemi me tre gusht sot, kështu që nuk do jetë gati për 1 shtator por që sivjet ta hapim këtë çerdhe”, tha Ahmeti.
E sa për projektin për fushën e sportit, kreu i Prishtinës tha se kjo fushë po ndërtohet me kërkesë të banorëve.
Sipas tij hapësira të regjeneruara brenda lagjeve do të ketë shumë të tilla, pasi që kostoja e tyre është e përballueshme për buxhetin e komunës së Prishtinës.
“Do e ndërtojmë edhe një fushë sportive të vogël duke marr parasysh se hapësirat janë të pakta këtu megjithatë pas kërkesës së banorëve, ne shumë shpejt do fillojmë tash ndërtimin e një fushe të sportit në mes të banesave, një fushe të vogël po e them edhe njëherë që do përdoret nga banorët e lagjes”, u shpreh kreu i kryeqytetit.
Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti po ashtu bëri të ditur se nga vjeshta do të fillojnë edhe projektin “Prishtina Parking”, ku përparësi do kenë banorët e lagjes.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...






























