Lajme

Çështje ditësh, punimet për çerdhen “Yllka”

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 03 August 2018

Punimet për rindërtimin e çerdhes “Yllkat” do të fillojnë brenda disa ditëve, kurse lagjja “Vellusha” e Prishtinës do të pasurohet edhe me një fushë sportive.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një konferencë për media me ç’rast i ka prezantuar edhe këto dy projekte infrastrukturore që do ndikojnë në mirëqenien e banorëve të kësaj ane.

Kryetari Ahmeti u shpreh se në bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do e rindërtojnë kopshtin “Yllkat” i cili kohë më parë ishte rrëzuar me arsyetimin se nuk është i sigurt.

-Advertisement-

Sipas të parit të Prishtinës kjo çerdhe do ketë tani kapacitet më të madh si dhe do të ketë edhe një park lodrash modern,  të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë edhe banorët përreth.

“Kanë përfunduar procedurat e prokurimit, është nënshkruar kontrata dhe besoj që brenda këtyre ditëve ne do ta bëjmë me ministrinë e Arsimit një përurim të fillimit të punimeve , dhe pastaj në çoftë se kemi mot të mirë besoj që do të përfundohet me afat rekord. Edhe ministria edhe kompania është e njoftuar për nevojën e përfundimit të punimeve sa më shpejt të kësaj çerdheje”, ka deklaruar ai.

Duke folur rreth kësaj çerdhe për të cilën tha se duhet të përfundoj sa më parë, pasi që fëmijët janë detyruar t’i dërgojnë në çerdhet tjera, Ahmeti po ashtu tha se kostoja e kësaj çerdheje është rreth 700 mijë euro.

“Pritet që kostoja e kësaj çerdheje të jetë afër 700 mijë euro që po ashtu e bënë ndër çerdhet me buxhetin më të madh që kemi pasur, me të vërtet është çerdhe moderne ,sa për ditë pune më duket se është 120-180 ashtu përafërsisht ka qenë , por po e them edhe njëherë që ideja që ta përfundojmë sa më shpejt. Tash jemi me tre gusht sot, kështu që nuk do jetë gati për 1 shtator por që sivjet ta hapim këtë çerdhe”, tha Ahmeti.

E sa për projektin për fushën e sportit, kreu i Prishtinës tha se kjo fushë po ndërtohet me kërkesë të banorëve.

Sipas tij hapësira të regjeneruara brenda lagjeve do të ketë shumë të tilla, pasi që kostoja e tyre është e përballueshme për buxhetin e komunës së Prishtinës.

“Do e ndërtojmë edhe një fushë sportive të vogël duke marr parasysh se hapësirat janë të pakta këtu megjithatë pas kërkesës së banorëve, ne shumë shpejt do fillojmë tash ndërtimin e një fushe të sportit në mes të banesave, një fushe të vogël po e them edhe njëherë që do përdoret nga banorët  e lagjes”, u shpreh kreu i kryeqytetit.

Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti  po ashtu bëri të ditur se nga vjeshta do të fillojnë edhe projektin “Prishtina Parking”, ku përparësi  do kenë banorët e lagjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera