Lajme

“Çështje ditësh kur AKR do t’i bashkohet koalicionit PAN”

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 21 August 2017

Ditën e diel u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ku dolën me qëndrim unanim për gjetjen e një zgjidhjeje edhe jashtë LAA-së. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Vesel Makolli thekson se janë besnik ndaj koalicionit LAA, por kërkon një zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve. Analistët bëjnë me dije se qeveria PAN-AKR nuk mund të jetë afatgjate.

Kanë mbetur dhe pak ditë nga seanca e radhës konstitutive që do të mbahet më 24 gusht. Por ende nuk dihet nëse të gjithë deputetët e AKR-së do ta votojnë Kadri Veselin për kryerparlamentar e Ramush Haradinajn për kryeministër.

Vesel Makolli, Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së theksoi se janë besnik kundrejt koalicionit ku bëjmë pjesë, por tha se kjo parti është kundër bllokadës.

-Advertisement-

Makolli më tej tha se pozicionimi i LAA-së dhe Vetëvendosjes nuk i konvenon AKR-së, andaj kërkojnë sqarim të situatës.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se tashmë është çështje ditësh kur AKR do të jetë pjesë e koalicionit PAN.

Mushkolaj thotë se bashkimi i AKR-së me PAN-in do të bëjë që Korab Sejdiu në shenj revolte të kalojë në ndonjë parti tjetër

Ndërsa analisti Ramush Tahiri thekson se nëse AKR i bashkohet PAN-it do të jetë një qeveri joprogramore, me strategji joafatgjate dhe pa numra stabil.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet më 24 gusht, në të cilën pritet të votohet për kryeparlamentarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera