Çështja kundër Polanskit, gjykata refuzon mbylljen e saj
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 19 August 2017
Një gjykatë në Los Anxheles refuzoi kërkesën për mbylljen e çështjes gjyqësore kundër regjisorit Roman Polanski, i akuzuar për përdhunim.
Ajo që bëri kërkesën ishte Samantha Geimer, e njëjta që sipas akuzës së vitit 1977 i ishte nënshtruar dhunës seksuale nga Polanski, kur ishte vetëm 13 vjeç. Geimer, tashmë 54 vjeç, i tha gjykatës se e kishte falur regjisorin polak dhe se donte ta linte pas krahëve ngjarjen. Por, gjykatësi vendosi se dëshmia e gruas ishte provë e dëmit të rëndë që i ishte bërë asaj dhe se Polanski duhej të përballej me drejtësinë.
Regjisori i famshëm u arratis në Francë pasi u akuzua se kishte droguar e më pas përdhunuar atëherë 13-vjeçaren, në vitin 1977. Duke qenë sa ka shtetësinë franceze nuk mund të ekstradohet në vend. Në muajin qershor, Geimer i kërkoi gjykatës të pezullonte çështjen për hir të saj, por gjyqtari Skot Gordon vendosi të premten se nuk mund ta mbyllte atë vetëm sepse kjo do të ishte në interes të viktimës.
Vendimi vjen disa ditë pasi një grua tjetër deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga Polanski në vitin 1973, kur ishte 16 vjeç. Në një reagim, avokati i regjisorit franko-polak tha se klienti i tij ishte zhgënjyer nga vendimi, por theksoi se ai nuk do të rikthehej në SHBA.
Të tjera
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...