“Çështja e njohjes së Kosovës nuk ekziston në dokumentin franko-gjerman”

Autori: Gazeta inFokus
21:38 | 29 October 2022
Zyrtari i lartë i PDK-së, Bekim Çollaku ka theksuar se askush nga partia e tij, nuk e ka parë dokumentin franko-gjerman.
”Deri në këto momente që po flasim, askush nga PDK nuk e ka parë dokumentin franko- gjerman”, tha ai.
Ndonëse thonë se nuk e ka parë dokumentin franko-gjerman, ai thotë se ky dokument parasheh themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, ky dokument nuk e parasheh njohjen nga Serbia.
“Çështja e njohjes së Kosovës nuk ekziston në dokumentin franko-gjerman”, ka theksuar ai.
Çollaku ka theksuar se nga taksa e vendosur nga Qeveria Haradinaj, Kosova ka stagnuar në dialog, dhe kjo sipas tij i ka kushtuar Kosovës.
”Ne nuk mund të avancojmë në dialog duke shku në Bruksel e duke thënë se si po armatoset Serbia nga Rusia. Ata e dijnë shumë mirë se si dhe nga kush armatoset Serbia. Ne nuk kemi treguar vullnet dhe gatishmëri për marrëveshjen përfundimtare”, tha ai.”Ne kemi vetëm një shpresë, në këtë rast është kokfortësia e kryeministrit Kurti, i cili gjithmonë, në vazhdimësi e ka kundërshtuar këtë proces, duke thënë se është proces i dëmshëm, dhe sjellë vetëm të këqija. Nuk dua ta fajësojë për të kaluarën, por dua ta mbajë përgjegjës, pasi tani është në krye të dialogut. Ai duhet të jap llogari, pasi që tani është në këtë proces dhe se çka do të bëjë në këtë proces. Duke i besuar mentalitetit të tij, qoftë nga ana intelektuale e patriotike, unë dua t’i besoj asaj që ai ka thēnë se nuk do të ketë marrëveshje pa njohje”, tha ai për Blic.
Ish- bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Thaçi, i ka kërkuar Kurtit mos të pranoj asnjë marrëveshje me Serbinë, nëse nuk parashihet njohja e Kosovës.Ai tha se PDK nuk e pranon një marrëveshje me Serbinë, e cila nuk përmbyllet me njohje reciproke.

Të tjera
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...
-
Trump i vendos tarifa Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
Të hënën, presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi tarifa prej 35 përqind pë...
-
Fermerët ankohen për çmim të ulët të grurit: 1 kg grurë 17 centë, 1 bukë 60 centë!
Fermeri Valon Vehapi nga Komuna e Lipjanit i cili ka të mbjella 120 hektarë m...
-
Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”
Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arr...
-
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Pa kryer asnjë punë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe asistent...
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...