Çështja e Luginës së Preshevës për herë të parë po trajtohet në aspektin shkencorë (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 24 July 2017
Konferenca shkencore në Preshevë përfundoi me sukses, pati jehonë rajonale e më gjërë dhe përfundimet e saja
Të shtunën, më 1 korrik 2017, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u mbajt me shumë sukses Konferenca shkencore: “Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, te drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe.
Pamje nga Konferenca
Fjalën e rastit e dha Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, i cili i përshendeti studiuesit dhe të pranishmitë në Konferencë.
Poashtu përshëndeti donatorin e kësaj Konference, Z.Shyqëri Bytyçin nga Suhareka e Kosovës dhe e faleminderoj për kontributin e dhënë.
Fjalë rasti e Z.Xhemaledin Salihut, kryetar i SHTKK-së
Pastaj foli për historikun e SHTKK-së, e cila në veprimtarinë e saj organizoi 7 Konferenca shkencore, botoi 7 libra, 5 libra të dalura nga Konferencat dhe 2 libra autoriale. Poashtu organizoi disa Ekspozita të fotografive të vjetra nga vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, organizoi disa Akademi përkujtimore, solemne, takime e tjerë dhe dy projekte të mëdha në evidentimin, regjistrimin, fotografimin, inçizimin,matje e koordinatave gjeografike, të dhënat gojore e historike për afro 800 vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës dhe të Bujanocit. Ka mbetur i parealizuar projekti per Medvegjën, përshkak te mjeteve financiare, me gjithë konkurimin në disa fondacione e ambasada.
Në vazhdim tha:
“Organizimi i Konferencës shkencore në fjalë ka rëndësi të madhe për Luginën e Presheves, sepse deri me tash Lugina e Preshevës është trajtuar në shumë shkrime, tribuna, tryeza, bisedime politike, mirëpo për herë të parë çështja e saj trajtohet në aspektin shkencor, gjegjësisht trajtohet aspekti i saj rajonal dhe ndërkombëtar edhe ate i drejtave tt njeriut, siguria e saj, marrëdhëniet shqiptare-serbe. Pra Konferenca shkencore me kumtesat e saja, të cilat do tëe referohen, do të mundohet që këto aspekte të të drejtave të njeriut, të sigurisë dhe të marrëdhënieve shqiptare-serbe t’i trajtoj në atë menyrë që deri më tash ato nuk janë trajtuar.Kumtesat ne Konference do të japin përgjigje se cila është ajo formula e ndërkombëtarizimit dhe senzibilzimit të çështjes sëe Luginës së Preshevës, karshi të drejtës ndërkombëetare, lidhur me të drejtat e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës, si në fushën e kulturës, shëndetësisë, arsimit e lëmive të jetës shoqërore. Kumtesat e paraqitura nuk kapin tërë lëmitë e jetës shoqërore, me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, sikur që janë gjuha shqipe, simbolet kombëtare, arsimi, informimi, e tjerë.Përzgjedhjen e temave e ka bërë Prof.dr. Qerim R. Qerimi, shkencat juridike, e drejta ndërkombëtare. Andaj edhe kujdesi i Profesorit ka qenë në Konferencë të paraqiten kumtesat që trajtojne temat ngushtë të lidhura me temën dhe tezat e Konferencës.”
Më pastaj kërkoi falje se po thehet ecuria e Konferencës, në realitet për kontributin e dhënë në shtruarjen e temës e hartimin e tezave të Konferencës si dhe redaktimin e kumtesave iu dha Certifikatë, Prof.dr. Qerim R. Qerimit, shkencat juridike, e drejta ndërkombëtare, kryetar Bordi i Konferencës.
Certifikata e dhënë për kontributin-kryetar Bordi, Prof.dr. Qerim R. Qerimi
Kryetari i Shoqatës i shpalli të hapur punimet e Konferencës shkencore dhe i uroi asaj suksese dhe punë të mbarë.
Sencën e parë të Konferencës e udhëhoqën Prof.dr. Qerim R. Qerimi, Dr. Rovena Vata dhe Prof.Dr. Nebi Dervishi.
Prof.dr.Nebi Dervishi, Dr. Rovena Vata dhe Prof.dr. Qerim R. Qerimi
Kumtuesja e parë në këtë konferencë ishte studiuesja nga Shqipëria, Dr. Rovena Vata me temën e saj: “Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drejtave të individëve të një identiteti tjetër”, më pas konferenca vijoi punimet me pjesëmarrjen e studiuesve të tjerë si: Ismet Tafili, me temën: “Aneksimi i territoreve shqiptare, strategji e përhershme e programeve të pushteteve gjenocide serbe”, Ma. Kastriot I. Veselaj, me temën: “Kosova Lindore pjesë e pandarë e historisë kombëtare shqiptare – këndvështrim historik”, Prof. Phd cand. Driton Tiku, me temën: “Dalja e UÇK-së në skenë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë në aspektin gjeopolitikë”. Kjo pjesë e parë e konferencën u mbyll me opinione dhe analiza, pasi temat ishin provokuese, kuptohet në dobi të kësaj pjese shqiptare.
Në pjesën e dytë të konferencës drejtuan seancën: Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj. Pjesën e dytë të kësaj konferencë e hapi studiuesi nga Shqipëria Dr. Ardian Muhaj, me temën e tij: “Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunimi rajonal si përçues i lidhjeve kombëtare”, më pas vijoi me studiues të tjerë si: Mr.sc. Hajrullah Mustafa, me temën: “Të drejtat dhe liritë themelore, të drejtat e komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, Phd. Shpëtim Memishi, me temën: “Zhvillimi Ekonomik në infrastrukturën dhe tregun rajonal të Luginës së Preshevës”, Msc. Refik Hasani, me temën: “Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës”. Elira Kamberi, Xheneta Veseli, me temën: “Kornizat juridike për mbrojtjen e pakicave dhe shembulli i Shqiptarëve në Serbi”.
Pjesa e tretë e kësaj konferencë u drejtua nga Msc. Hajrullah Mustafa, Prof.Phd.cand Driton Tiku. Këtë pjesë të fundit të konferencën e hapi profesor Nebi Dervishi, me temën: “Çështja e Luginës së Preshevës në mediumet e shkruara në Republikën e Maqedonisë”, më pas konferenca vijoi me Av. Agron Isa Gjedia, me temën: “Unifikimi dhe ndërveprimi i faktorit shqiptar në Ballkan, në raport me të drejtat ndërkombëtare dhe gërshetimin e tyre me të drejtat e tija historike është dhe mbetet si faktori kryesor i stabilitetit në ketë rajon, duke ndikuar thellësisht edhe për të drejtat dhe liritë themelore, historike dhe njerëzore të popullsisë shqiptare të Shqipërisë Ilirike në Luginën e Preshevës”, Phd. Mustafë Haziri, me temën: “Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, Dr./mjek/Beqir Nuhiu, me temën: “Çështja shëndetësore dhe sociale në standardet shtetërore, europiane dhe botërore”. Në fund konferenca pati diskutime dhe fjalën përmbyllëse e mbajti Prof. dr. Qerim R. Qerimi.
Në seancën e parë kumtesat i lexuan: Dr.Rovena Vata,Ismet Tafili, Ma Kastriot I.Veselaj dhe Prof.Phd cand.Driton Tiku,
Seancën e dytë e drejtuan: Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj
Ma Kastriot I. Veselaj dhe Dr. Ardian Muhaj
Kumtesat i lexuan:Dr. Ardian Muhaj, Mr.sc. Hajrullah Mustafa, Phd.Shpëtim Memishi, Mr.sc.Refik Hasani dhe Elira Kamberi, Xheneta Veseli,
Studiueset më të reja në Konferencë: Xheneta Veseli dhe Elira Kamberi
Seanca e tretë e drejtuan:Prof.dr.Qerim R.Qerimi dhe Prof.Phd.cand.Driton Tiku
Prof.Phd nad. Driton Tiku, Prof.dr. Qerim R. Qerimi dhe ligjëruesi Dr. Beqir Nuhiu
Kumtesat i lexuan: prof.dr. Prof.dr.Nebi Dervishi, Av. Agron Isa Gjedia, Phd.Mustafë Haziri dhe Dr./mjek/Beqir Nuhiu.
Pjesëmarrësit e Konferencës shkencore
Gjatë Konferencës shkencore, pas çdo seance pati edhe diskutime të frytshme, pyetje dhe komentime.
Fjalën përmbyllëse, me konkluzionet e dha Prof.dr. Qerim R. Qerimi.
Pas përfundimit të Konferencës shkencore, për RTV Aldi u prononcuan: Dr. Rovena Vata, Phd Mustafë Haziri, Prof.dr.Qerim R. Qerimi dhe Xhemaledin Salihu, professor, kryetar I SHTKK-së.
Dr. Rovena Vata, studiuese, albanologe nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë në fjalën e saj faleminderoj drejtuesit e Konferencës. Ajo vazhdoi se Konferenca shkencore arriti qëllimin e saj kombëtar dhe shtroi disa konkluza të caktuara.Në konferencën shkencore morën pjesë kumtuesë të fushave të ndryshme, ku secili ishte specialist I fushës së caktuar.
Lugina e Preshevës, skajshmerisht e diskutuar dhe të pa zgjidhura disa çështje.
Studiuesit në Konferencë dhanë kontributin e tyre akademik, shkencor dhe moral, përmes punimeve të tyre që trajtuan në Konferencë, për ate që ndodhi në Luginë.
Ajo vazhdoi dhe tha se çështja e Luginës së Preshevës është e nxehtë, ndërsa Presheva nga ana gjeografike është e bukur, por ekonomikisht e varfur.
Phd Mustafë Haziri, studiues nga Qendra për huumtime dhe studime në Mitrovicë tha se në ftesën e kryetarit të SHTKK-së, Z.Xhemaledin Salihut mora pjesë në Konferencë, kjo është hera e tretë në Konferencat e tilla të kësaj Shoqate.
Ai vazhdo se lartë e vlerson Konferencën shkencore dhe se është obligim moral e kombëtar e inteligjencës shqiptare që të japin ontributin e tyre në zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës.
Prof.dr. Qerim Qerimi, kryetar Bordi i Konferencës, professor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës u deklarua se kjo Konferencë shkencore është prej disave që mora vesh se janë organizuar, idea e Konferencës ishte të mbledh studiues të fushave të ndryshme, pra pjesëmarrja e komuniteteve akademike, shkencore, profesionale nga Tirana, Prishtina, Struga, Mitrovica, Gjilani, Presheva, për të diskutuar problematikat e ndryshme dhe të identifikohen zgjidhje si dhe të propozojnë strategji dhe zgjidhje për problemet që ekzistojnë në Luginë të Preshevës.
Kryetari i SHTKK-së, Z. Xhemaledin Salihu foli për pjesëmarjen e 13 studiuesve nga Tirana, Struga, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Presheva. Poashtu përmendi se kjo Konferencë shkencore është e shtata me radhë dhe në konceptimin e temës dhe tezave të saja pati për qëllim trajtimin e çështjes së Luginës së Preshevës në aspektin shkencore, akademik dhe professional, për çka edhe Konferenca ia arriti këtij qellimi. Konferenca me kumtesat e studiuesve arriti që ta sensibilizoj dhe ndërkombëtarizoj në masë të duhur çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës, në fushën e të drejtave të njeriut, sigurisë, kulturës, shëndetësisë, por nuk pati kumtesa dhe trajtim në fushën e simboleve kombëtare, arsimit dhe informimit.
Përfundimet e Konferencës shkencore në temën:
“Çështja e Luginës së Preshevës në Dimensionin Rajonal dhe Ndërkombëtar: Të Drejtat e Njeriut, Siguria dhe Marrëdhëniet Shqiptare – Serbe”
- Lugina e Preshevës është një tërësi gjeografike dhe territoriale që përfshinë hapësirat tradicionalisht të banuara ose populluara me shqiptarë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
- Rajoni i Luginës së Preshevës ka veçori padiskutueshëm dalluese në baza të një seri tiparësh siç janë etnia, gjuha, kultura, ndjenja e përbashkët për të kaluarën dhe dëshira për të ruajtur këto dhe karakteristika të tjera të veçanta dhe dalluese nga pjesa tjetër e popullsisë dhe/ose hapësirës territoriale politike.
- Lugina e Preshevës shquhet për praninë e përhershme dhe të vazhdueshme të grupit etnik shqiptar.
- Një fenomen ekzistues i përmasave shqetësuese vazhdon të jetë zhvendosja graduale dhe e vazhdueshme e popullsisë si rezultat i një sërë faktorësh të karakterit politik, ekonomik dhe social.
- Ekziston një nevojë e shtuar për reagim më efikas dhe të vendosur institucional të udhëheqjes së Preshevës për rikthimin e të drejtave institucionale dhe administrative të shqiptarëve në këtë komunë.
- Konferenca ka vërejtur, gjithashtu, nevojën për vëmendje dhe kujdes të njëmendtë, jo vetëm deklarativ, të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, respektivisht.
- Pjesëmarrësit në Konferencë kanë theksuar në veçanti nevojën urgjente për zhvillim ekonomik, ku baza qendrore zhvillimore mbetet bujqësia, blegtoria, vreshtaria, dhe në një masë mund të përfshihet edhe turizmi.
- Kapacitetet ekzistuese ekonomike dhe zhvillimore mund të aktivizohen ose riaktivizohen kryesisht përmes privatizimit.
- Pjesëmarrësit në Konferencë kanë vënë në pah, gjithashtu, të dhënat shqetësuese rreth nivelit shumë të lartë të papunësisë, që sillet në rreth 70 % në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe nevojën për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjeve funksionale dhe kreative që i kontribuojnë, si fillim, zbutjes, dhe uljes së vazhdueshme dhe sa më të shpejtë të papunësisë.
- Konferenca ka theksuar nevojën për respektim të plotë të Marrëveshjes së Konçulit, veçanërisht reduktimin e pranisë ushtarake serbe në rajonin e Luginës së Preshevës, në pajtim me vlerat e domosdoshme të një shoqërie demokratike dhe që sidomos aspiron integrimet evropiane.
- Konferenca ka vënë në pah mosrespektimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për njohjen e ndërsjellë të diplomave, dhe bën thirrje për zbatim të plotë dhe të menjëhershëm si një hap i domosdoshëm i krijimit të një klime të mirëbesimit dhe duke respektuar parimet dhe praktikat më të mira të shteteve të familjes së gjerë evropiane.
- Pjesëmarrësit në Konferencë kanë shpërfaqur idenë për organizime të këtilla edhe në qendra të tjera rajonale/Tiranë, Prishtinë/ dhe kanë theksuar nevojën për përpjekje që synojnë në të ardhmen pjesëmarrjen edhe të studiuesve dhe profesionistëve të etnive të tjera nga rajoni.
/Përfundimet i hartoi Prof.dr. Qerim R. Qerimi, kryetar Bordi i Konferencës shkencore në Preshevë/
Shkruan: Xhemaledin SALIHU/Infokusi.com/
Të tjera
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...
-
Dështimi i votimit në veri, Haliti fajëson edhe Albin Kurtin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se dështimi i r...