Lajme

Çështja e gazit, përplasen në Kuvend, Driton Selmanaj e Hekuran Murati

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 19 October 2021

Çështja e gazit, përplasen në Kuvend, Driton Selmanaj e Hekuran Murati

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos çuar përpara projektin e gazpërquesit nga Maqedonia e Veriut, ka përplasur në seancën e Kuvendit, deputetin e LDK-së, Drion Selmanaj dhe ministrin Hekuran Murati.

Ministri Murati ka thënë se LDK-ja ka ekonomistë por për punën e gazit po flet Driton Selmanaj që s’është i fushës.

-Advertisement-

“Nuk e kuptoj se si një subjekt politik me plot ekonomistë e qesin Driton Selmanajn me folë që s’është i fushës, qysh u bë puna qe Driton Selmanaj me dalë me na tregu se si ndikon gazi në ekonomi dhe si po ndikojka në subjektivitetin e vendit”, ka thënë ai.

Në replikën e tij, Selmanaj i ka thënë Muratit se s’mund t’i mbajë leksion për subjektivitetin ndërkombëtar.

“Ti far djal i ri, prej tash ne si grup parlamentar kemi me dërgu propozimet tona se kush me fol e kush jo. Nuk mundem sot me të majt leksion se cila është rëndësia e fuqizimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar, sa e rëndësishme është rreshtimi ynë drejt për të fuqizuar subjektivitetin tonë ndërkombëtar. Ne s’kemi rrugë tjetër, kudo që është Amerika jemi ne, dhe kanë me ardhë njohje tjera, kjo punë vec vonim se shpëtim s’ka sepse ju rrëzoheni e vjen një qeveri e re”, ka thënë Selmanaj.

Në kundërreplikën e tij, Ministri Murati, tha se s’mund të fitohet vota duke e përmendur Amerikën.

“S’mundeni me fitu vota duke e përmend Amerikën ka ec ajo punë,  për këtë çështje është deklaruar edhe MCC-ja me të cilën kemi bashkëpunim të plotë”, tha Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera