Çështja e dinarit, Sarrazin: Në Bruksel po bëhet punë e mirë
Autori: Gazeta inFokus
19:24 | 21 March 2024
Emisari gjerman, Manuel Sarrazin, ka theksuar rëndësinë e procesit të Berlinit, duke shtuar se pret nga gjashtë vendet e rajonit si dhe nga Qeveria e Kosovës që të jenë konstruktive dhe produktive brenda procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit kërkon që të gjitha palët të jenë të angazhuara. Për Qevërinë e Kosovës bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm dhe shpresoj që së bashku me Serbinë dhe Kosovën dhe të tjerët të arrijmë zhvillime pozitive në këtë format”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se për Gjermaninë, Kosova është partnere shumë e rëndësishme ekonomike.
“Ne duam që t’i bëjmë bashkë që të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor që të kemi ekonominë, mobilitetin në rajon dhe që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët e këtyre shteteve”, ka deklaruar Sarrazin.
Ai po ashtu ka folur edhe për çështjen e dinarit duke thënë se po bëhet një punë e mirë në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne presim nga të dyja palët që të premten t’i dorëzojnë propozimet e tyre në Bruksel për zgjidhjen e çështjes së dinarit, që njerëzit të veprojnë në terren. Ne presim nga të dyja palët që të punojnë në zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit, për t’i dhënë kredibilitet kësaj rruge drejtë zgjidhjeve brenda dialogut”, ka deklaruar Sarrazin për RTK.
Ai ka deklaruar se kur është fjala për dinarin, Qeveria e Kosovës ka thënë se vetëm po e zbaton ligjin.
Emisari gjerman nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e emisarit amerikan për zhgënjim jo vetëm të Uashingtonit, por edhe Parisit, Berlinit e Romes me Qeverinë e Kosovës.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...































