Lajme

Certifikohen snajperistët e rinj të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 07 April 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se janë certifikuar snajperistët e rinjë të FSK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se ky është një sukses tjetër i forcave komando speciale të FSK-së.

Gjithashtu, Mehaj ka thënë se ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë.

-Advertisement-

“Edhe një sukses i radhës së forcave komando speciale të FSK-së. Çertifikohen snajperët e rinj të FSK-së. Gjatë trajnimit intenziv, përveç qitjes me rreze të gjatë dhe të shkallës së lartë të precizitetit, ata tani janë komando të specializuara edhe si zbulues dhe vëzhgues në mbledhjen e informacionit taktik për njësitë e tyre ku shërbejnë. Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar ministri Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera