Lajme

Certifikohen personat e parë që do të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 30 June 2017

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kanë ndarë certifikata për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë.

Fillimisht janë ndarë 8 certifikata për punonjës të kompanive private, të cilët do të kujdesen në kompani për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Abrashi ka thënë se kjo do të ndikojë në rritje të vetëdijes dhe do të lehtësojë shumë punën e Inspektoratit.

-Advertisement-

“Po mendoj që është një ditë e mirë , më shumë në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme në Kosovë për sigurinë dhe të drejtave të punëtorëve në punë. Ka të bëjë me certifikimin e punëtoreve dhe personave adekuat në kuadër të kompanive më të mëdha, të cilët kanë me marrë përsipër një barrë në këtë rast edhe mbikëqyrjes së sigurisë në punë. Kjo ka me lehtësu punën e Inspektoratit në përgjithësi, por edhe do ta ndihmojë Inspektoratin me përvojat të cilat ju mund t’i merrni nëpër ato kompani se si këta me ndryshua rregullativen ligjore në të ardhmen“, tha Abrashi.

Sipas tij kjo është një risi që po ndodh dhe krejt kjo ka për qëllim që të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit. Në anën tjetër kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se kjo është e paraparë edhe me ligjin për Siguri dhe Shëndet.

“Me ligjin për siguri dhe shëndet në punë është e paraparë që secila kompani që i ka mbi 50 punëtorë është i obliguar që ta ketë një person që kujdeset për çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë brenda kompanisë. Deri tani kompania ka mund me autorizu  këndo qoftë , kryesorja me pasur një person përgjegjës. Ndërsa prej këtij momenti, këtë ne e kemi paraparë me ligjin për siguri dhe shëndet në punë por kushtet nuk na kanë mundësuar që të vazhdohet me këtë proces. Këta janë pionierë , mundem me quajt lirisht  pionierë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe tash kompania është e obliguar me e dërgua një punëtor që duhet të profesionalizimet , certifikohet. Ne po besojmë që këta e mbërrijnë një nivel një standard të caktuar të njohurive nga siguria dhe shëndeti në punë . Dhe kur ti nënshtrohen këtij provimi atëhere ata konsiderohen profesionist”, tha Ibrahimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera