Lajme

Çertifikohen 15 zyrtarë për kontrollin e lëvizjeve të fluturakeve

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 21 December 2018

15 zyrtarë të personelit teknik Të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), janë certifikuar për ATSEP (Air Traffic Safety Electronic Personnel).

ATSEP përbëhet nga inxhinierë, teknikë dhe specialistë të pajisjeve kompjuterike, të cilët janë përgjegjës për specifikimin, prokurimin, instalimin, kalibrimin, mirëmbajtjen, testimin dhe certifikimin e sistemeve elektronike tokësore të përdorura për të ndihmuar kontrollin e lëvizjeve të fluturakeve.

Trajnimi për certifikimin në ATSEP e ka mbwshtetur organizatës trajnuese Entry Point North me seli në Suedi, trajnim ky i cili ka zgjatur dy javë.

-Advertisement-

Me këtë rast, Drejtori i ASHNA-së Bahri Nuredini, shprehu kërkesën e tij, që njohuritë e përfituara t`i vënë në përdorim në punën e tyre të përditshme.

Qysh nga viti i ardhshëm do të vazhdohet me aftësimin e personelit të ASHNA-së edhe në nivelet tjera,ata do të certifikohen me standarde Evropiane dhe ato Botërore nga aspekti i Aviacionit Civil./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera