Lajme

Ceremonia në 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, ambasadori Zemaj: Një ceremoni madhështore, Përjetësisht mirënjohës!

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 04 April 2024

“Një ceremoni madhështore”, e ka cilësuar përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ceremoninë festive me rastin e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë momente nga aktivitetet historike në këtë ceremoni të cilat ai thotë se ishit “Të përcjella edhe me emocione të shumta me rastin e përvjetorit të 75 të themelimit të NATO-s”.

Zemaj theksoi se është përjetësisht mirënjohës ndaj NATO-s, për ndalimin e gjenocidit dhe sjelljen e paqes në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Jashtëzakonisht i nderuar të jem sot këtu në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO, krahas drejtuesve të lartë civil dhe ushtarak, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralit CMC Rob Bauer,  Ministrave të Jashtëm të vendeve vendeve anëtare të NATO-s etj, në momentin e shpalosjes dhe ekspozimit të Traktatit original të themelimi të NATO-s në vitin 1949. Pranë këtij Traktati dhe dokumenti historik i cili i solli paqe dhe siguri zones transatlantike për 75 vite, për popullin dhe shtetin e Kosovës është edhe një libër i shenjtë, sepse si rrjedhoj e zhvillimit historik pas 50 viteve, në vitin 1999 i solli lirinë Kosovës dhe ndaloj gjenocidin dhe pastrimin etnik të vendit tonë”, ka shkruar Zemaj.

“PËRJETËSISHT MIRËNJOHËS!”./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera