Lajme

Çerdhet publike në Prishtinë do të kenë 1 muaj pushim, reagojnë prindërit

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 06 June 2018

Komuna e Prishtinës javën e kaluar mori vendim që çerdhet publike të kenë 1 muaj pushim, për dallim nga vitet paraprake kur kishin vetëm dy javë.

E prindërit po e komentojnë në mënyra të ndryshme këtë vendim të qeverisë lokale, përcjell Telegrafi.

“Është vështirë, është problem, duhet menaxhuar situatën me familjarët, me vjehrrën me shoqin, por duhet mi respektu edhe të drejtat e mësueseve që edhe ato duhet me pushu”, është shprehur një nënë që e ka fëmijën në një çerdhe publike në Prishtinë.

-Advertisement-

Një prind tjetër është shprehur se është më mirë që çerdhet të pushojnë një muaj pasi që ndërrimi i edukatorëve po ndikon keq te fëmijët.

“Shumë prej edukatoreve nuk kanë me qenë këtu, kështu që është më keq për fëmijët me mësu me dikë tjetër që nuk kanë mësu vazhdimisht”, shprehet një tjetër prind.

Komuna po e rishqyrton këtë vendim, pas disa ankesave që kanë ardhur nga prindër të ndryshëm.

“Do të kemi parasysh dy gjëra, çështjen e prindërve se ku do t’i lënë fëmijët, dhe të drejtën e edukatoreve për pushim vjetor. Mes këtyre dyjave do të jetë një vendim i përshtatshëm për të dyja palët”, është shprehur zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera