Lajme

Çelja e negociatave, Xhaçka: Na pret një proces kërkues, jemi gati

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 19 July 2022

Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian. Në takimin e shqyrtimit analitik të legjislacionit në Bruksel, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se janë të vetëdijshëm për punën kërkuese dhe sfiduese që i pret. Megjithatë, ajo shprehet se janë gati për të ecur përpara deri në anëtarësimin e plotë të vendit.

Ndër të tjera, kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria ka punuar shumë për të arritur këtë moment historik.

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu me ju. Në këtë çështje besoj se flas në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Ka qenë një sfidë e vërtetë. Dëshiroj të përgëzoj edhe miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut. Ne e kemi nisur këtë rrugë së bashku.

-Advertisement-

Kemi punuar shumë për të arritur këtë moment historik. Anëtarësimi në BE ka qenë një nga objektivat e Shqipërisë që nga rrëzimi i regjimit. Ka qenë frymëzimi dhe motivimi për ndryshimin dramatik.

Ky proces transformimi me të vërtetë nuk ka lënë gurë pa lëvizur. Sa i përket përmbajtjes së procesit të shqyrtimit. Me Komisionin kemi zhvilluar një proces të gjatë. Diskutimi i kapitujve ka qenë në fokus.

Përpjekjet tona për të forcuar kapacitet administrative. Edhe pse e dimë që na pret një proces shumë kërkues, ne jemi gati, vendosmëria jonë është e palëkundur.

Në kontekstin e metodologjisë së re, kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi. Na mbetet shumë për të bërë, por hapja formale e negociatave gjeneron motivim dhe vendosmëri”, deklaroi ministrja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera