Celine Dion diagnostikohet me sëmundjen e rëndë
Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 08 December 2022
Këngëtarja Celine Dion është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme neurologjike SPS e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.
Ndërsa nuk ka një kurë për SPS, ka trajtime dhe Celine ka treguar se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat. 54-vjeçarja iu drejtua fansave të saj në një postim të përlotur në Instagram teksa zbuloi se kjo e ka detyruar të anulojë turneun e saj evropian.
“Përshëndetje të gjithëve, më vjen keq që m’u desh kaq shumë kohë për të kontaktuar me ju. Më mungoni shumë të gjithë dhe mezi pres të jem në skenë dhe të flas personalisht me ju. Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. Kam një kohë të gjatë që po merrem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur.
Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar. Më dhemb t’ju them sot se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Kam një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah meje për të më ndihmuar të përmirësohem dhe fëmijët e mi të çmuar që më mbështesin dhe më ndihmojnë. Unë jam duke punuar shumë me terapistin tim çdo ditë për të rritur forcën time dhe aftësinë time për të performuar përsëri, por duhet të pranoj se ka qenë një luftë. Gjithçka që di është të këndoj, është ajo që kam bërë gjatë gjithë jetës sime dhe është ajo që më pëlqen të bëj më shumë. Më mungon t’ju shoh të gjithëve në skenë duke performuar për ju. Që të arrij sërish tek ju, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të përqendrohem në shëndetin tim në këtë moment dhe kam shpresë që jam në rrugën e rikuperimit. Ky është fokusi im dhe po bëj gjithçka që mundem për t’u rikuperuar. Dua t’ju falënderoj shumë për urimet, dashurinë dhe mbështetjen tuaj në rrjetet e mia sociale. Kjo do të thotë shumë për mua. Kujdesuni për veten. Bëhuni mirë. Ju dua shumë dhe me të vërtetë”/ TAR shpresoj se mund t’ju shoh përsëri së shpejti”.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...






























