Çelësi për seks më të mirë qëndron në frymëmarrjen tuaj
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 21 August 2017
Mësoni si të kontrolloni frymëmarrjen në mënyrë që të përqëndroheni në gjërat që kanë rëndësi…
Frymëmarrja luan shumë rol të rëndësishëm për mirëqënien e njeriut, sidomos kur bëhet fjalë edhe për raportin intim mes partnerëve. Nëse dini të koordinoni si duhet frymëmarrjen ju mund t’i gëzoheni seksit dhe ta shijoni raportin intim.
Gjatë seksit – dhe sidomos gjatë seksit me partner të ri, ju mund të shqetësoheni apo të nervozoheni. Ju mund ta mbani frymën duke menduar miëjra gjëra në të njejtën kohë, në vend që të fokusoheni në një të vetme. Frymëmarrja e kontrolluar dhe e ndërgjegjshme relakson shumë trupin tuaj. Ju jeni e vetëdijshme se çfarë po ndodhë para jush dhe seksi është mëse i kënaqshëm. Ju bëheni më të aftë, nuk shqetësoheni në lidhje me të kaluarën apo të ardhmen, thjeshtë shijoni momentin.
E dini fjalinë “Merrni frymë përmes dhimbjes”, e pra pse mos të thuani edhe “Merrni frymë përmes kënaqësisë” poashtu. Kjo nuk nënkupton ju të qëndroni e shtrirë si një yll deti, por të jeni në gjendje të merrni pjesë në mënyrë dinamike gjatë aktit. Pra, marrja e kontrollit në duart tuaja është mënyra më e drejtëpërdrejtë për të arritur atje.
Rutina më e mirë e koordinimit të frymëmarrjes gjatë seksit
Këtu kemi paraqitur tre teknika për të zotëruar në mënyrë të ndërgjegjshme frymëmarrjen. Me anë të praktikimit, këto teknika jo vetëm që ju ndihmojnë në jetën tuaj seksuale, por mund të krijoni vërtetë rutinë dhe arritje të kënaqësisë.
- Një ushtrim për çdo kohë dhe kudo
Bëjeni për: 1 minutë, të paktën 3 herë në ditë
Merrni frymë nga poshtë deri në maje të kokës, dhe më pas nxjerreni në drejtim të kundërt, nga maja e kokës te poshtë. Ndiqni frymëmarrjen përderisa kalon nëpër këtë udhëtim. Nëse zona të caktuara ndjehen të tensionuara, frymëmarrja e vazhdueshme mund të qetësojë ato.
Këshillë: shoqëroni ngjyrë gjatë frymëmarrjes, ndoshta të gjelbër, ndoshta kjo ju kujton për të sjellë ndërgjegjësimin tuaj që t’i riktheheni frymëmarrjes.
- Një ushtrim për situata stresuese
Bëjeni për: 5 minuta pasi të zgjoheni ose të shkoni për të fjetur, ose edhe sipas nevojës.
Nëse e gjeni veten në një situatë të tensionuar, përqëndrohuni në ndjesinë gjatë frymëmarrjes suaj. Për shembull, derisa merrni frymë me hundë, frymëmarrja juaj është më e freskët, dhe përderisa e nxjerrni frymëmarrjen nga hunda, ajo është më e ngrohtë. Mendojeni frymëmarrjen e ftohtë si një erë e lehtë ndërsa frymën e nxehtë si një tension që po e dëboni nga trupi juaj. Kështu, do të filloni të mësoni pika të veçanta tensionuese në trupin tuaj dhe trupi juaj fillon të relaksohet.
Këshillë: supozojmë se po kaloni në një situatë vërtetë stresuese dhe jeni duke pritur me padurim dikë që të ju përgjigjet, në këto rastë është mirë të njihni ndjenjat tuaja si nervozizmin që vjen përmes lëvizjeve të këmbës, tensionit në qafë, ballë, andaj edhe është mirë të menaxhoni këto ndjesi dhe të largoni stresin nga ju.
- Një ushtrim kur jeni duke bërë seks
Bëjeni për: për sa kohë që jeni duke bërë seks
Gjatë seksit, merrni frymë me vetëdije duke ia bërë me dije edhe partnerit dhe përcjelleni njëkohësisht edhe ai si merr frymë. Nëse ndonjëri prej jush nuk merr frymë si duhet apo mban frymëmarrjen, atëherë bëhuni inicues duke nxitur frymëmarrje më të thella, përmes kontaktit të syve nëse është e nevojshme, në mënyrë që frymarrja juaj të fillojë të sinkronizohet.
Këshillë: këtu nuk nëkuptohet që të uleni dhe të merrni frymë së bashku me partnerin. Ju do të vini re këtë ndjesi përmes kontrollit të frymës suaj dhe kështu do të rritet ndjesia juaj për kënaqësi. Nëse jeni në një moment të tensionuar, vetëm përqëndrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe gjithçka do të rregullohet./femra.net/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...