Rozë

“Çelësi i zemrës” edhe me klip, Xhensila jep lajmin e madh

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 13 November 2017

Data 1 shtator e këtij viti padyshim që ishte dita më e lumtur për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn.

Çifti organizuan dasmë madhështore me të ftuar miqtë, familjarët dhe kolegët e tyre, shkruan lajmi.net.

Pas dasmës siç e do tradita ata udhëtuan për në muajin e mjaltit ku kaluan çaste të paharruara pranë njëri-tjetrit.

-Advertisement-

Të premtën që kemi lënë pas, Xhensila erdhi në një intervistë për emisionin “Mirage” i cili është prodhim i Lajmi.net.

Ajo zbuloi të pathënat nga dasma, koston e gjithë atij organizimi, projektet e reja dhe foli për jetën pas martesës.

Siç dihet, Xhensila i kishte dedikuar në dasmë një këngë Besit e cila preku edhe shumë çifte të tjera, por tashmë këngëtarja ka vendosur që atë projekt ta sjell të shoqëruar me videoklip.

Për të kuptuar se kur do të publikohet kjo këngë, ndiqeni videon nga minuta 4:40.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera