Lajme

Çelaj: Shpend Ahmeti e tradhti Kodrën e Trimave me planin urbanistik

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 19 May 2017

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se Shpendi Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka marrë një vendim të dëmshëm për lagjen Kodra e Trimave 1.

Çelaj ka thënë se u aprovua një plan i pazbatueshëm ku nuk do të lejohet nderimi i lartë i cili do të zgjidhte kaosin urban të kësaj lagje dhe gjendjen e rëndë sociale të këtyre banorëve, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Çelajt mund ta gjeni më poshtë

-Advertisement-

KODRA E TRIMAVE U TRADHETUA EDHE NGA SHPENDI

Sot Shpendi mori nje vendim shume te demshem per lagjen Kodra e Trimave 1 duke aprovuar nje plan urban te pazbatueshem ku nuk do te lejohet ndertimi i larte i cili do te zgjidhte kaosin urban te kesaj lagje si dhe gjendjen e rende sociale te ketyre banoreve. Perkunder kerkeses tone, grupit te PDK kjo u votua dhe Kodra e trimave u tradhetua edhe nga kjo qeverisje komunale ashtu sikur nga ajo para saj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera