Lajme

Çeku tregon se iu vu flaka shtëpisë së Koroglu në Mitrovicë, premton restaurimin

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 01 November 2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se dje i është vënë flaka shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se shtëpia do të restaurohet pavarësisht kësaj.

“Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre. Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë. Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX”.

-Advertisement-

“Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën. Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, ka thënë Çeku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera