Lajme

Çeku tregon çka i tha Kurti- Vuçiqit për kishën ortodokse serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 20 April 2023

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është pyetur mbrëmë nëse do të ketë eksterritorialitet për kishën ortodokse serbe në Kosovë.

Ai është shprehur i bindur se kryeministri Albin Kurti nuk e bën një gjë të tillë pasi “garanca është Kushtetuta e Kosovës”.

“Nuk ka mundësi dikush me sjell dicka në këtë vend nëse nuk është në përputhje me Kushtetutën. Eksterritorialitet është me zhbë rregullimin shtetëror dhe kushtetues të vendit”, tha ai në ATV.

-Advertisement-

“Atë nuk e bën kurrkush, unë për Albin Kurtin jam i bindur që jo nuk e bën sepse nuk lejon Kushtetuta, por ka dëshmuar që nuk merr vendime dhe nuk bën veprime të dëmshme në dialogun me Serbinë”, shtoi ai

Çeku ka treguar po ashtu se çfarë i ka thënë Kurti ndërmjetësve të BE-së dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin disa orësh më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore.

“Ajo çka u ka thënë ndërmjetësve dhe Vuçiqit që për kërkesat e kishës ortodokse serbe, ai bisedon vetëm me kreun e kishës ortodokse serbe, pra me patriarkun Porfirije, jo me presidentin e Serbisë”.

Sipas tij, Vuçiq nuk ka autorizim e as mandat për ta përfaqësuar kishën ortodokse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera