Lajme

Çeku: Së shpejti pritet të fillojnë punime në kullat e Jasharajve

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 07 December 2021

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku po raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Para anëtarëve të komisionit, ministri Hajrulla Çeku theksoi se pas një studimi fizik, së shpejti pritet të fillojnë punimet në kullat e Jasharajve në Prekaz.

Sipas tij, për herë të parë është bërë hapi për tu kthyer artefaktet që ndodhen në muzeun e Beogradit.

-Advertisement-

“Kemi identifikuar 200 monumente në kushte të rënda. Ndërhyrjet fillojnë në ditët në vijim. Në vitin 2022 do të ndërhyjmë në 50 monumente të cilat janë në rrezik. Kemi shtuar 17 asete të reja. Ndërhyrjet restaurues janë në fazën e nisjes në gjashtë asete. Restaurimi i monumenteve do të jetë proces i përhershëm. 1 milion euro e buxhetit janë të ndara për restaurimin e monumenteve”, ka theksuar ai.

Ministri i Kulturës ka shtuar se Projektligji për Kinematografinë nuk do të sillet këtë vit në komision.

“Dua të ju informoj që projektligji për kinematografinë nuk vjen këtë vit në komision. Sepse ka kërkesa edhe nga vet komuniteti”, ka shtuar ai. /kp/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera