Lajme

Çeku: Nënshkruam kontratë me vlerë 545 mijë eurosh për stadiumin në Bërnicë

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 06 October 2023

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.

Këtë njoftim ai ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar edhe një fotografi të projektit.

“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit. Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera