Çeku: FIFA ta dënojë Serbinë, faktet janë publike
Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 05 December 2022
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se Federatës Botërore të Futbollit nuk do t’i duhet shumë kohë që të hetojë dhe të marrë vendim ndaj Federatës serbe të Futbollit, lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi.
Më 5 dhjetor, FIFA njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë ndeshjes me kombëtaren e Zvicrës, të luajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.
“Faktet janë publike, shkeljet janë shumë lehtë të konstatueshme dhe të dokumentueshme. Tanimë mbetet vetëm të zhvillohet procedura dhe të konstatohet lartësia e dënimit për Serbinë”, tha Çeku për Radion Evropa e Lirë.
Më 4 dhjetor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), njoftoi se kishte kërkuar nga FIFA që të hetonte dhe sanksiononte kombëtaren serbe, për shkak se tha se gjatë ndeshjes me Zvicrën, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe se janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”.
Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jasharin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Çeku tha se ministria e tij është vazhdimisht në kontakt me FFK-në, për t’i ofruar “mbështetjen e nevojshme institucionale”.
“Sjellja e trajnerit, futbollistëve dhe tifozëve të Serbisë është skandaloze, është e turpshme, është shkelje flagrante e rregullave të Kampionatit Botëror dhe rregulloreve të FIFA-s dhe është, padyshim, edhe një tjetër dëshmi e sjelljes shoviniste serbe kur bëhet fjalë për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi”, tha Çeku.
Të tjera
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...