Lajme

Çeku: Emri është simbolikë, ne e kemi ndryshuar substancën

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 14 December 2018

Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, që është zëvendësministër i FSK-së flet pas mandatimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Sot u përmbush një premtim, një zotim, një amanet, një obligim që e kemi pas ndaj qytetarëve. Sot, qytetarët tonë kanë arsye të ndjehen krenarë, të ndjehen mirë dhe besoj që ushtria e Kosovës çdo herë do të jetë burim krenarie dhe fuqie për qytetarët tanë…. Nuk duhet të mirremi me emrin shumë, kjo është ushtria e Kosovës, ajo është simbolikë, ne e kemi ndryshuar substancën dhe substanca është ushtarake”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera