Çeku: Dëshmitarët janë të obliguar t’i përgjigjen Komisionit Hetimor
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 30 September 2020
Kryesuesi i Komisionit Hetimor parlamentar për privatizimin në Kosovë, Hajrullah Çeku ka folur sot rreth procesit të privatizimit në Kosovë, ndërsa ka bërë të ditur se nga 12 tetori do të fillojë intervistimi i grupit të parë prej 21 dëshmitarëve që kanë mbuluar privatizimin e ndërmarrjeve në vend.
Kryesuesi i këtij komisioni ka thënë se dëshmitarët që janë të ftuar për të dhënë dëshmi, kanë obligim ligjor dhe moral t’i përgjigjen ftesës për të dëshmuar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë
“Me rëndësi të veçantë në këtë fazë tani që do të hyjmë është intervistimi i dëshmitarëve. Është punë shumë e rëndësishme e punës hetimore të këtij Komisioni. Në grupin e parë të këtij Komisioni, pra në listën e parë që kemi miratuar i kemi gjithsejtë 21 dëshmitarë dhe në këtë grup bëjnë pjesë ish-ministra përgjegjës për privatizimin, kryesues dhe anëtarë bordi dhe ish-kryesues të AKM-së dhe AKP-së, drejtor menaxhues ish-drejtor menaxhues të AKM-së dhe AKP-së dhe ish-zyrtarë të UNMIK-ut, të shtyllës së IV që kanë mbuluar privatizimin. Intervistimi dëshmitarëve fillon nga 12 tetori e tutje do të filloj intervistimi i dëshmitarëve nga anëtarët e Komisionit. Në grupin e dytë bëjnë pjesë pronarë të kompanive që kanë privatizuar ndërmarrjet shoqërore, bëjnë pjesë ekspert dhe njohës të çështjes së privatizimit, gazetarë dhe aktivist që e kanë përcjellë dhe monitoruar punën e privatizimit. Si dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve të cilët kanë raste dhe konteste të hapura në lidhje me të drejtat e tyre”, theksoi Çeku.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë dy muajve kanë marrë disa vendime, siç është edhe plani i punës gjashtë mujorë. Çeku ta se në të njëjtën kohë kanë angazhuar edhe katër ekspertë të jashtëm, si janë grumbulluar një sërë dokumentesh nga AKP.
“Ligjërisht nuk ekziston opsioni i mos përgjigjes në ftesën e Komisionit hetimor, ne kemi edhe mundësin që dëshmitarët që i ftojmë t’i sjellim me detyrim aty. Unë do të bëj çmos që të mos e përdorim këtë mundësi ligjore që e kemi, sepse është obligim ligjor i të gjithëve që t’i përgjigjen. Duhet ta qartësojmë një detaj se ne i ftojmë këta persona në cilësinë e dëshmitarit, jo të dyshuarit. Prandaj, është edhe obligim ligjor, por edhe moral i gjithsecilit pa marrë parasysh a është zyrtarë apo ish-zyrtarë”, tha ai.
Po ashtu, Çeku tha se në grupin e dytë për intervistim bëjnë pjesë pronarë të atyre ndërmarrjeve që kanë privatizuar dhe gazetarë që kanë ndjekur procesin në atë kohë.
Ky Komision tashmë ka bërë publik edhe emrat e dëshmitarëve nga grupi i parë. Ku në këtë listë janë ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ali Sadriu, ish-ministri Haki Shatri, ish-ministri Ahmet Shala, ish-ministër Besim Beqaj, ish-kryetar i Bordit të AKP-së, Blerim Rexha, ish-ministër i MTI-së, Bujar Dugolli, ish-kryeses i bordit të AKP-së, Petrit Gashi, Bajram Zejnullahu, Naser Osmani, ish-kryetar i BSPK-së, Haxhi Arifi, Nocolaus Landorsv, ish-shef i UNMIK-ut, Joakim Ryker, ish-shef i shtyllës së katërt në UNMIK, Andrea Capuselo, Shkëlzen Lluka, drejtor në AKP, Valon Tolaj, ish-drejtor në AKP, Ekrem Hajdari, Arben Limani, Mrika Tahiri, ish-drejtor në AKP, Avni Jashari./I. Shabani/
Të tjera
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...