Lajme

Çeku: Ambasadori gjerman bëri një reagim të pamatur, shtëpinë e Xhafer Devës do ta kryejmë

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 11 October 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se restaurimi i shtëpisë monument të Xhafer Devës, u pezullua si rezultat i një reagimi “të pamatur” të ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde.

Ai tha se reagimi i Rohdes e lidhi restaurimin si një rehabilitim të mundshëm të një figurë kolaboracioniste të nazizmit, por sipas tij, kjo nuk ka qenë e vërteta.

“Shtëpia e Xhafer Devës e mori një drejtim të paparashikueshëm në fillim, për shkak të një Tëeet-i, besoj unë, koxha të pamatur të ambasadorit gjerman në Kosovë sepse këtë restaurim, që kishte qëllim me ia kthy në funksion qytetarët, atë monument, atë shtëpi, e cilësoi si një lloj rehabilitimit të një figure kolaboracioniste të nazizmit e kështu me radhë”, ka thënë Çeku në Pressing të T7.

-Advertisement-

Sipas tij, reagimi i ambasadorit gjerman ka qenë i ngutshmëm, i pasaktë dhe i padrejtë, por ka thënë se projekti për restaurimin e shtëpisë do të përfundojë.

“Për momentin u pezullua sepse kemi pasur nevojë me sqaru këtë situatë, kemi pasur shumë presione ndërkombëtare nga qarqe të ndryshme. Ky projekt duhet me vazhdu, s’kemi çare pa e kry”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera