Çekia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 03 October 2022
Republika Çeke ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e saj për t’u larguar nga Rusia, pasi Moska shpalli mobilizimin ushtarak muajin e kaluar.
Qeveria çeke edhe më herët kishte paralajmëruar kundër udhëtimit në Rusi dhe në shkurt – kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës – u kishte bërë thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi.
Më 3 tetor, Ministria e Jashtme çeke zgjeroi thirrje e saj, duke thënë se çekët që janë të pajisur me shtetësi ruse përballen me rreziqe pas shpalljes së mobilizimit nga Rusia në shtator, tha një zëdhënëse e kësaj ministrie.
“Qytetarët e Republikës Çeke që po ashtu janë të pajisur me shtetësi ruse, duhet të dinë se nëse ata janë në territorin e Federatës Ruse, ata shihen nga autoritetet ruse si shtetas të Federatës Ruse”, tha Ministria e Jashtme çeke përmes deklaratës së publikuar në ueb-faqen e saj.
“Ambasada çeke në Moskë nuk mund t’u ofrojë mbrojtje adekuate dhe të plotë konsullore të gjithë këtyre shtetasve”, u tha në njoftim.
Çekia po ashtu paralajmëroi se shtetasit e saj, që kanë edhe shtetësi ruse, mund të pengohen që të përdorin në Rusi kartelat bankare të lëshuara nga Republika Çeke për shkak të sanksioneve.
Republika Çeke ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të Ukrainës të cilës i ka dërguar ndihmë ushtarake dhe po ashtu ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas.
Praga po ashtu ka ndaluar lëshimin e vizave për rusët, përveç për raste humanitare, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./rel
Të tjera
-
Vjedhja e afro 200 mijë eurove nga argjendaria në Prizren, Prokuroria del me detaje tjera
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës ...
-
Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajon...
-
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Partitë politike tashmë hyjnë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, dhe...
-
Krasniqi thumbon Vetëvendosjen : S’e realizuan asnjë premtim, e tash me ‘program dëshirash’
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi k...
-
Krasniqi: Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me Bedri Ham...
-
100-shi i PDK-së Mergim Lushtaku, merr përkrahje të madhe nga qytetarët: Jam mirënjohës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...
-
Lendita Bekteshi në Greme të Ferizajt: LDK po rikthehet fuqishëm
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Le...
-
Aksident mes tri veturave dhe një traktori në Gllarevë të Klinës, pesë të lënduar
Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ku u përfs...
-
Musliu: Gratë e Kosovës mbështesin fuqishëm Bedri Hamzën për Kryeministër
Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur mbë...
-
Shahin Dervishaj viziton bizneset lokale në Skenderaj: Gëzohem që Skenderaj po zhvillohet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...