Rozë

Ceca e acaruar pas postimit të Dua Lipës, fyen këngëtaren shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 22 July 2020

Po vazhdojnë reagimet e ndryshme pas potimit “AUTOCHTONOUS” të këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Dua e cila ditë më parë publikoj flamurin ku shihen Shqipëria Etnike, së fundi bëri një tjetër reagim në të cilin tha se dëshiron që me krenari të tregoi për prejardhjen e saj dhe këtë duhet ta bëjë secili.

E këngëtares shqiptare i ka reaguar edhe artistja e njohur serbe Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”.

-Advertisement-

Ajo ka reaguar ashpër Dua Lipës, në një intervistë për gazetën serbe “Alo”.

E pyetur se çfarë mendon për fjalët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Ceca e quajti Duan injorante dhe vogëlushe.

“Unë nuk do të harxhoj fjalë për një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë çfarë duhet t’i them asaj është: Vogëlushe, rri rehat!”, u shpreh Ceca

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera