Lifestyle

Çdo i vdekur të bëhet dhurues i organeve për transplantim

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 18 October 2017

Iniciativa kërkon që secili të bëhet automatikisht dhurues i organave të veta nëse në të gjallë nuk është deklaruar shprehimisht se është kundër dhurimit

Zvicra ka prej kohësh problem të theksuar të mungesës së organeve trupore për transplantim. Përkundër aksioneve të herëpashershme për sensibilizim, janë ende të pakët zviceranët që dhurojnë organet e tyre për të shpëtuar jetët e të tjerëve.

Sot është lansuar një iniciativë e re në nivel vendi për stimulimin e dhurimit të organeve. Ajo kërkon në mënyrë eksplicite që secili person i vdekur dë bëhet në mënyrë automatike dhurues i organeve, pa pasur nevojë që ai të ishte deklaruar rreth kësaj në të gjallë të tij, shkruan sda.ch. Ose më saktë, ai ose ajo bëhet automatikisht dhuruese/e e organave të veta nëse në të gjallë të tij/saj nuk është deklaruar shprehimisht se është kundër dhurimit, transmeton albinfo.ch

-Advertisement-

Sipas legjislacionit në fuqi, dhuruesit e organeve duhet të kenë një librezë ku shrkuan se ata janë pajtuar me dhurimin e organit në rast vdekjeje.

Iniciativa me moton «Të nxitet dhurimi i organeve-të shpëtohen jetë» është lancuar nga Dhoma e re ekonomike e regjionit të Liqenit të Gjenevës Vevey-Momntreux. Fjala është për një organizatë të përbërë nga ndërmarrës dhe kuadro të rinj në sferën ekonomike.

Fondacioni për dhurim dhe transplantim të organeve Swisstransplant është vënë në mbështetje të iniciativës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera