Lajme

Ç’do të thotë fjala ‘balotazh’ dhe si hyri në gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 18 October 2021

Profesori universitar, Bardh Rugova, ka folur rreth kuptimit të termit tashmë të mjaft të përdorur, balotazh.

Ai tha se ”balotazh” është bërë njëra nga fjalët më të rëndësishme gjatë kohëve të fundit.

”Është bërë njëra prej fjalëve më të rëndësishme në kohët e fundit, nuk është në fjalorin e vitit 1980, në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, çuditërisht nuk e kam gjetur as në një fjalor etimologjik pasi ishte por me një kuptim krejt tjetër”, tha Rugova.

-Advertisement-

Rugova tha tutje se shprehja balotazh, ka hyrë në gjuhën shqipe edhe për shkak të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

”Bëhet fjalë për një hyrje të re në vitet e fundit në gjuhën shqipe, për shkak edhe të ndryshimit të sistemit zgjedhor përgjithësisht, dhe ka kuptimin e asaj si një lloj playoffi i zgjedhjeve, faza shtesë e zgjedhjeve për të përcaktuar fituesin”, theksoi Rugova.

Teksa për ta zëvendësuar ai tha se një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë.

”Është huazim patjetër, nuk do të mund ta zëvendësojmë si term teknik, termi të cilin ne e kemi është që ne e përdorim në popull është kokërr”, tha Rugova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera