Shëndetësi

Çdo gjë që duhet të dini për kafen espresso

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 12 December 2017

​Edhe adhuruesit më të mëdhenj të espressos do të pranojnë se ndonjëherë mund të ketë një shije e hidhur, por reputacioni i kësaj pijeje është rezultat i të kuptuarit joadekuat nga blerësit dhe profesionistët.

Më poshtë mund të lexoni disa fakte në lidhje me espresson që do të zgjidhë idetë e gabuara më të zakonshme dhe do t’ju ndihmojë të vendosni kur të porositni herën tjetër në kafene.

Koha e përgatitjes varet nga aparati, si dhe lloji i kafesë, por shumica e kafeve espresso përgatiten për më pak se tridhjetë sekondash.

-Advertisement-

Nuk ka rregull se si duhet të jetë shija

Shprehja espresso nënkupton mënyrën e përgjithshme se si përgatitet kafja, dhe kjo do të thotë se ekziston një hapësirë e variacioneve të ndryshme kur flasim për shijen, transmeton KosovaPress.

Espresso mund të përgatitet nga secili lloj i kafesë

Asnjë lloj i kafesë nuk është i ndaluar për të bërë espresso. Ndonjëherë në gotën me espresso do të shihni kremin, i cili krijohet vaji i kafesë nën presion bashkohet me ujin e vluar. Është vështirë të thuhet nëse kremi është shenjë e përgatitjes së mirë ose jo, por rekomandohet që të përzihet para konsumimit.

Edhe pse nuk është e domosdoshme, shumica e njerëzve e pinë shpejt espresson

Nuk është e nevojshme ta pini menjëherë pas përgatitjes. Nëse është shumë e nxehtë, nuk do të ndjeni as shijen e saj andaj prisni derisa të ftohet pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera