‘Çdo gjë është në flakë’: Rajoni lindor i Ukrainës nën bombardime të vazhdueshme
Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 21 June 2022
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të martën përgjatë rajoneve në lindje të Ukrainës, ku grupe të rezistencës ukrainase po i mohojnë Moskës kontrollin e plotë ushtarak të rajonit, gati katër muaj pasi Kremlini nisi pushtimin.
“Sot gjithçka që mund të digjet ka marrë flakë,” deklaroi Serhiy Haidai, guvernatori i rajonit lindor të Luhanksut.
Lufta e Rusisë ka shkaktuar alarm mbi furnizimet ushqimore nga Ukraina drejt pjesës tjetër të botës dhe furnizimet me gaz nga Rusia, si dhe ka ngritur pikëpyetje për sigurinë në Evropën Perëndimore.
Ushtria ruse aktualisht kontrollon rreth 95% të rajonit të Luhanskut. Por Moska ka luftuar për javë të tëra për ta pushtuar plotësisht atë, pavarësisht se ka vendosur trupa shtesë dhe ka një avantazh të madh në asetet ushtarake.
Në qytetin e Severodonjeckut, një nga pikat më të nxehta të luftimeve, trupat ukrainase kanë arritur të rezistojnë në fabrikën e lëndëve kimike Azot, ku janë duke u strehuar edhe qindra civilë. Sipas guvernatorit Serhiy Haidiai, forcat ruse po e shndërrojnë zonën “në rrënoja”.
“Është një katastrofë e vërtetë”, deklaroi Haidai për AP. “Pozicionet tona po goditen vazhdimisht me mortaja, raketahedhës të shumtë, artileri të kalibrit të madh, sulme me raketa.”
Mbrojtja e fabrikës kimike solli në mendje betejën për fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në qytetin e pushtuar të Mariupolit, ku trupat ukrainase ishin ngujuar për javë të tëra.
Lysychansk, i vetmi qytet në rajonin e Luhanskut që është ende plotësisht nën kontrollin e Ukrainës, është gjithashtu objektiv i sulmeve të shumta ajrore.
Zyra e presidentit të Ukrainës bëri të ditur të martën se të paktën gjashtë civilë ishn vrarë në 24 orët e fundit dhe 16 të tjerë ishin plagosur.
Sipas përditësimit të fundit, forcat ruse bombarduan gjatë ditës edhe rajonin verior të Chernihiv, dhe intensifikuan bombardimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, atë të Harkivitit. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin jugor të Mikolaivit.
Sulmet ajrore në Severodonjeck dhe Lysychansk kanë shkatërruar më shumë se dhjetë ndërtesa banimi dhe një stacion policie. Në qytetin Avdiivka në rajonin e Donjeckut, një shkollë u dogj si rezultat i bombardimeve, tha zyra e presidentit./REL
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...