Lajme

“Çdo familje” në Hroza të Ukrainës e prekur nga sulmi me raketa

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 06 October 2023

Shumë familje në fshatin verilindor të Ukrainës, Hroza, janë prekur nga një sulm me raketa që vrau 51 persona të enjten, tha ministri i brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko.

Një fëmijë gjashtë vjeçar ishte në mesin e viktimave kur një kafene u godit në rajonin e Kharkiv.

“Nga çdo familje kishte njerëz të pranishëm”, tha Klymenko.

-Advertisement-

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës fajësoi Rusinë për sulmin dhe tha se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë.

Rusia nuk e ka komentuar drejtpërdrejt sulmin, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti raportoi se ushtria ruse kishte kryer 20 sulme ajrore dhe artilerie mbi objektivat ukrainase në rrethin Kupyansk, ku ndodhet fshati Hroza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera