Çdo e treta veturë në Kosovë është e pasiguruar
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 20 August 2018
Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, konfirmon se 109 mijë mjete
motorike vlerësohet se janë të pasiguruara, apo rreth 30 për qind e mjeteve të përgjithshme motorike
në vend, të cilat u shkaktojnë dëme financiare prej 5 milionë euro në vit industrisë së sigurimeve dhe poaq edhe buxhetit të shtetit nga mos pagesa e tatimeve nga sigurimet
Çdo e treta veturë që del në komunikacion në Kosovë është e pasiguruar, fakt ky që përbënë shqetësim
të madh për industrinë e sigurimeve në vend. Rreziku që paraqesin këto automjete për pjesëmarrësit në
komunikacion, vlerësohet të jetë shumë i lartë, pasi që nuk janë në gjendje të rregullt teknike për
qarkullim.
Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, konfirmon se bazuar
në të dhënat zyrtare të Publikuara nga Ministra e Punëve të Brendshme, 109 mijë mjete motorike
vlerësohet se janë të pasiguruara, apo rreth 30 për qind e mjeteve të përgjithshme motorike në vend.
Ai ka bërë të ditur se mjetet e pasiguruara motorike, shkaktojnë dëme milionëshe në vit jo vetëm për
kompanitë e sigurimeve, por edhe për buxhetin e Kosovës për shkak të mos pagesës së taksave. ‘Sa i
përket dëmit financiar, marrë parasysh të dhënat e mjeteve të cilat nuk kontraktojnë sigurimin e
detyrueshëm, rezulton se kompanitë e sigurimeve pësojnë humbje financiare rreth 5 milionë euro për
çdo vit.
Në anën tjetër, edhe buxhetit të shtetit i shkaktohen humbje financiare nga mos pagesat e
tatimeve nga sigurimet dhe tarifat e regjistrimit të këtyre mjeteve motorike në shumë rreth 5 milionë
euro’, shprehet Mazreku. Kreu i Shoqatës Kosovare të Sigurimeve ankohet se kompanitë e sigurimeve në
vend u nënshtrohen një modeli të tatimeve, ndryshe nga gjitha korporatatshoqëritë aksionare që
merren me aktivitete të tjera.
‘Pjesën më të madhe të kësaj ngarkese tatimore e përbën ngarkesa me
Tatimin mbi Vlerën e Shtuar prej 18%, ku pason ngarkesa tatimore prej 5% në të ardhurat bruto të
kompanisë së sigurimit, që është e ndryshme nga tatuarja e subjekteve të tjera që tatohet në shkallën
prej 10% në të ardhurat e tatueshme. Tatuarja mbi bazën e qarkullimit është atipike për tatuarjen e
kompanive të sigurimit në vendet e rajonit, e edhe më larg në Evropë’, thotë Mazreku.
inFokusi: Z. Mazreku sa është numri i përgjithshëm i veturave të pasiguruara të cilat marrin pjesë në
komunikacion dhe çfarë rreziku paraqesin për pjesëmarrësit në trafik, por edhe për kompanitë e
sigurimeve?
Mazreku: Çështja e mjeteve motorike të pasiguruara është shqetësim i vazhdueshëm i industrisë së
sigurimeve. Aktualisht, nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i mjeteve motorike të pasiguruara,
por në bazë të vlerësimeve të ndryshme rezulton se rreth 30% e numrit të përgjithshëm të mjeteve
motorike janë të pasiguruara. Të dhënat e fundit nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës
tregojnë se në vendin tonë 109 mijë automjete janë të paregjistruara. Rreziku që paraqesin këto mjete
është mjaft i lartë, sepse shumë prej tyre nuk janë në gjendje të rregullt teknike për qarkullim në
komunikacion rrugor dhe ky faktor ndikon në rritjen e vëllimit dhe frekuencës së dëmeve. Rrjedhimisht,
kompanitë e sigurimeve përmes Fondit të Kompensimit në Byronë Kosovare të Sigurimit detyrohen të
mbulojnë kërkesat për dëmshpërblim në këto raste dhe më tutje, iniciohen procedura gjyqësore ndaj
shkaktarëve për regresin (kthimin) e mjeteve të paguara, e të cilat procedura gjyqësore janë mjaft të
vështira marrë parasysh funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
inFokusi: Pse është toleruar një numër kaq i madh i veturave të pasiguruara dhe çfarë dëmi financiar u
shkaktojnë ato kompanive të sigurimeve?
Mazreku: Autoritetet përkatëse shtetërore kanë kompetencë dhe autorizim ligjor për të siguruar se
mjetet motorike që dalin në qarkullim rrugor, në çdo kohë kanë të kontraktuar sigurimin e detyrueshëm
nga autopërgjegjësia (TPL) dhe mjeti përkatës është i regjistruar sipas ligjit. Faktor tolerimi mund të jenë dhe zbrazëtitë ligjore të masave që mund të merren me rastin e mos-vazhdimit të regjistrimit,
respektivisht mos kontraktimit të sigurimit të detyrueshëm. Por se Policia e Kosovës është institucioni, i cili duhet të kujdeset që numri i mjeteve motorike të pasiguruara e të paregjistruara në qarkullim të jetë në kufijtë minimal të mundshëm. Sa i përket dëmit financiar, marrë parasysh të dhënat e mjeteve të cilat nuk kontraktojnë sigurimin e detyrueshëm, rezulton se kompanitë e sigurimeve pësojnë humbje financiare rreth 5 milionë euro për çdo vit. Në anën tjetër, edhe buxhetit të shtetit i shkaktohen humbje financiare nga mos pagesat e tatimeve nga sigurimet dhe tarifat e regjistrimit të këtyre mjeteve motorike në shumë rreth 5 milionë euro.
inFokusi: A e keni diskutuar këtë çështje edhe me institucionet relevante të Kosovës, pasi që një numër i aq i madh i veturave të pasiguruara është thënë se është pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër?
Mazreku: Lidhur me shqetësimin e industrisë së sigurimeve për numrin e lartë të mjeteve motorike të
paregjistruara e të pasiguruara kemi komunikuar disa herë me institucionet relevante si: Ministria e
Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, ku nga këto institucione janë marrë aksione të veçanta për
heqjen nga qarkullimi rrugor i mjeteve motorike të pasiguruara dhe në kohë të caktuar, këto aksione
kanë qenë të suksesshme. Përsëri, inkurajojmë Policinë e Kosovës që marrjen e aksioneve dhe masave
të ngjashme t’i shpeshtojë dhe kjo do të ketë për efekt rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës edhe për domosdoshmërinë e kontraktimit të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë, regjistrimit të mjetit motorik si dhe pasojave financiare që mund të kenë në rast të mos respektimit të ligjeve në fuqi.
42.2 MILIONË EURO DËME TË PAGUARA NGA KOMPANITË E SIGURIMEVE
inFokusi:Sa është numri i përgjithshëm i veturave të siguruara në Kosovë, sa janë të hyrat vjetore të
kompanive të sigurimeve dhe sa është vlera e përgjithshme vjetore e dëmeve që paguhen?
Mazreku: Për mjetet motorike të siguruara, primet e përgjithshme për produktin e sigurimit të
detyrueshëm – TPL janë rreth 47.5 milion euro. Në tërësi, për vitin 2017, si vit financiar i fundit i mbyllur, kompanitë e sigurimeve kanë paguar gjithsejtë 42.2 milionë euro dëme për të gjitha produktet e
sigurimit.
inFokusi:Thuhet se kompanitë e sigurimeve kanë paguar vlera shumë të larta financiare në raste të aksidente
të ndryshme. Sa është vlera më e lartë financiare që është paguar në Kosovë dhe sa janë të shpeshta
rastet e tilla?
Mazreku: Kompanitë e sigurimit në vazhdimësi kryejnë pagesa në emër të kompensimit të palëve të
dëmtuara. Nëse vlerësohet lartësia e dëmit mesatar, ajo nuk është e alarmuese, mirëpo ka raste kur
kompanitë e sigurimit paguajnë shuma të larta të kompensimit, në procedurë të rregullt administrative
apo edhe sipas vendimeve të gjykatave. Në praktikë, vendimet e gjykatave janë ato që sjellin pagesat më
të larta, që varirojnë ndërmjet kompanive të sigurimit e që mund të shkojnë deri në disa qindra mijëra
euro. Ka shumë raste kur edhe në aksidente të lehta në komunikacion shoferë të pandërgjegjshëm
nëpërmjet raporteve jo reale mjekësore tentojnë të përfitojnë financiarisht.
inFokusi:Sa janë të shpeshta rastet e tilla dhe çfarë dëmi po u shkaktojnë në Gjykata pjesëmarrësve në
aksident?
Mazreku: Sipas rregullativës ligjore është përcaktuar dokumentacioni mjekësor i pranueshëm për t’u
kompensuar për dëmin e pësuar. Në praktikë, kompanitë e sigurimeve në vazhdimësi hasin në raporte
mjekësore të cilat paraqesin një gjendje shëndetësore ndryshe nga ajo reale e cila vërtetohet në
ekzaminimet e drejtpërdrejta të palëve të dëmtuara. Në këto raste kompanitë e sigurimit janë mjaft
vigjilente dhe sigurisht, nuk lejojnë që nga këto situata të shkaktohen humbje financiare. Nuk
përjashtohet mundësia të ketë raste të keqpërdorimit të dokumentacionit mjekësor me qëllim të
përfitimit, por se lidhur me këto kompanitë e sigurimit marrin veprime individuale për t’i raportuar tek institucionet relevante.
GJOBAT S’DUHET TË NDËRLIDHEN ME REGJISTRIMIN E AUTOMJETEVE
inFokusi: Ka shumë ankesa nga qytetarët që dënimet që u shqiptohen nga Policia në komunikacion mos të
ndërlidhen me regjistrimin e automjeteve. Një masë e tillë ligjore a e rritë edhe më shumë numrin e
veturave të pasiguruara në komunikacion?
Mazreku: Në një komunikatë për media, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar mbi bazë ligjore
që detyron qytetarët në pagesën e gjobave me rastin e (ri) regjistrimit të mjetit motorik. Pagesa e
gjobave të shqiptuara nuk duhet të jenë ngarkese shtesë në kohën e regjistrimit të mjeteve motorike
nga qytetarët. Sipas nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, gjobat e papaguara mund të
përmbarohen sipas Ligjit për Procedurën Përmbarimore. Kundërthënia është se, në njërën anë Policia e
Kosovës ka të drejtë që gjobat e papaguara t’i inkasojë përmes procedurës përmbarimore, ndërsa kjo
dispozitë ligjore fare nuk vihet në zbatim për shkak të kushtëzimit të pagesës së gjobave me rastin e
regjistrimit të mjetit motorik. Mendoj që ky kushtëzim, më shumë është një pengesë ligjore se sa një
masë për mbledhjen e mjeteve për gjobat e shqiptuara ndaj qytetarëve, e që detyrimisht ndikon në
rritjen e numrin të mjeteve motorike të paregjistruara. 14
KOMPANI TË SIGURIMEVE ME MBI 2000 TË PUNËSUAR
inFokusi: Sa është numri i kompanive të sigurimeve që operojnë në tregun e Kosovës dhe sa është numri i përgjithshëm i të punësuarave në industrinë e sigurimeve?
Mazreku: Në tregun e sigurimeve, aktualisht të licencuara për të operuar në Republikën e Kosovës janë
14 kompani të sigurimeve, nga të cilat 12 merren me veprimtarinë e sigurimeve jo-jetë dhe 2 kompani
merren me sigurimet e jetës. Numri i të punësuarave variron ndër vite, mirëpo nga të dhënat
statistikore të fundit që kemi, të angazhuar në industrinë e sigurimeve janë mbi 2,000 të punësuar.
EKSTRA TATIME PËR KOMPANITË E SIGURIMEVE
inFokusi:Është thënë se kompanitë e sigurimeve janë të vetme që paguajnë tatime ekstra. Për çfarë tatimi
bëhet fjalë dhe çka keni bërë ju si Shoqatë në këtë drejtim?
Mazreku: Po është e vërtetë se kompanitë e sigurimeve në Kosovë i nënshtrohen një modeli të tatuarjes
ndryshe nga të gjitha korporatat – shoqëritë aksionare që merren me aktivitete të tjera. Sipas ligjeve të aplikueshme, kontratat e sigurimit ngarkohen me taksa në nivel prej 24.35%. Pjesën më të madhe të
kësaj ngarkese tatimore e përbën ngarkesa me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar prej 18%, ku pason ngarkesa
tatimore prej 5% në të ardhurat bruto të kompanisë së sigurimit, që është e ndryshme nga tatuarja e
subjekteve të tjera që tatohet në shkallën prej 10% në të ardhurat e tatueshme. Tatuarja mbi bazën e
qarkullimit është atipike për tatuarjen e kompanive të sigurimit në vendet e rajonit, e edhe më larg në
Evropë. Në cilësinë e përfaqësuesit të kompanive të sigurimit në Kosovë, kemi pasur komunikime të
shumta me Ministrinë e Financave, me kërkesë të ndryshimit të mënyrës së tatuarjes dhe trajtimit të
kompanive të sigurimit në mënyrë të barabartë me të gjitha subjektet tjera të organizuara si shoqëri
aksionare. Në projekt-ligjin e parë që ka dalë për konsultim publik, Ministria e Financave ka marrë
parasysh kërkesat dhe rekomandimet tona si industri dhe mbetemi në pritje të miratimit te të njëjtit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për të Ardhurat në Korporata./inFokus
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...