Lajme

Çdo ditë nga 4 mijë qytetarë më shumë po i bashkohen iniciativës për mbrojtjen e Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 14 January 2020

U krijua më 9 janar.

Qëllim i grupit të krijuar nga Ardian Nrecaj është mbrojtja e Liqenit të Badovcit, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pas publikimit të një projekti nga tre investitorë, “4M Group”, “Kaëa” dhe Rahim Haradini, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje përskaj Liqenit.

Kështu, grupit të nisur nga Ardian Nrecaj që po thonë se ndërtimet në afërsi të Badovcit po e rrezikojnë liqenin e rrjedhimisht edhe ujin e pijshëm po i bashkohen me të madhe qytetarët.

Në fakt, prej 9 janarit kur është krijuar, për pesë ditë iniciativës i janë bashkuar mbi 20 mijë persona.

Kështu nga një mesatare i bie që për çdo ditë kësaj iniciative po i bashkohen më shumë se 4 mijë qytetarë, shkruan gazeta inFokus.

Në këtë formë krijuesi i grupit, Ardian Nrecaj po thotë që krejt kjo gatishmëri e qytetarëve nuk mundë të injorohet lehtë.

“20.000 pjesetare te mbledhun kunder degradimit te Badovcit, 20.000 zemra duke rreh bashke kunder degradimit te Badovcit, 20.000 zera kunder degradimit te Badovcit……..20.000 here faleminderit te gjitheve qe po e kumboni kaq fuqishem sa nuk po munden me na injoru”./Gazeta inFokus/

Të tjera