Lajme

Çdo ditë jep këshilla për “luftën” me covid19, nderohet mjeku Pëllumb Pipero

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 28 May 2020

Bashkia e Skraparit vlerëson me titullin “Qytetar nderi” mjekun e njohur infeksionist, Pëllumb Pipero.

Me propozim të kryetarit te Bashkisë, Adriatik Mema, Këshilli i Bashkisë Skrapar i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”, profesor doktor, Pellumb Pipero.

Motivacioni i titullit është: “Për veprimtari të shquar profesionale dhe akademike për gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të sëmundjeve infektive, si dhe për kontributin e çmuar profesional dhe publik në përballimin e situatës së pandemisë, shkaktuar nga COVID-19”

-Advertisement-

Që prej nisjes së pandemisë covid19, Pëllumb Pipero ka qenë çdo ditë pjesë e mjekëve që “luftonin” më sëmundjen tek Infektivi në Tiranë.

Ndërsa pothuajse çdo natë ai ka dalë me këshillat e veta në studiot televizive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera