Lajme

Çdo ditë e më i madh numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 05 September 2021

Në Spitalin Rajonal të Pejës, dita-ditës po rriten numrat e të infektuarve me COVID-19, të cilët po kërkojnë trajtim mjekësor.

Sipas këtij spitali momentalisht 220 pacientë gjenden të shtrirë aty, 18 pacientë më shumë se një ditë më parë, njofton Klankosova.tv

Me oksigjenoterapi janë 192 pacientë, ose 27 më shumë se një ditë më parë. Ndërkaq 7 pacientë vazhdojnë të jenë në CPAP.

-Advertisement-

Në gjendje të rëndë shëndetësore gjenden 52 pacientë, 7 më shumë se një ditë më parë.

Nga ky spital kanë apeluar që të mbroni veten duke u vaksinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera