Lajme

Çdo 3 ditë nga një sulm qensh në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 19 September 2020

Natën nuk i ndalin të lehurat. Të rralla nuk i kanë as sulmet ndaj njerëzve si kur bëhet terr ashtu edhe ditën. Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës të paktën 33 veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore në tre muajt e fundit për shkak të telasheve që ua sollën qentë endacak.

Në komunë thonë që së shpejti nis zbatimi i një projekti që ka synim trajtimin e qenve.

‘Komuna e Prishtinës, e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacak, po ashtu edhe trajtimin e tyre por është në pritje të lejes nga Ministria e Ambientit”, tha për Klan Kosovën, Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunë.

-Advertisement-

E në Agjencinë e Veterinës thanë se kanë në plan të bëjnë edhe diçka tjetër pos obligimeve aktuale.

Më herët është thënë se kastrimi është mënyra më e mirë për ta zgjidhur problemin e qenve endacak por nuk është se doli kështu.

Në AUV thanë se që nga maji rreth 300 qen endacak i janë nënshtruar procesit të kastrimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera