Lajme

CDC: Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 02 December 2020

Udhëzimi i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se periudhat e karantinës mund të jenë më të shkurtra se 14 ditë, për disa njerëz të ekspozuar ndaj Covid-19.

CDC vazhdon të rekomandojë karantimin për 14 ditë si mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19, tha Dr Henry Walke, megjithatë ai shtoi se ekzistojnë “dy periudha alternative të pranueshme” të karantinës.

Sipas tij, karantina mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një test Covid-19 nëse personi nuk raporton asnjë simptomë, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk ka raportuar asnjë simptomë.

-Advertisement-

“Njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit duhet të jenë të vëmendshëm për simptoma për 14 ditë, veçanërisht nëse përfundojnë karantinën më herët”, tha Walke.

Ulja e ditëve të karantinës mund të zvogëlojë mbinagarkesën në sistemin e shëndetit publik pasi infeksionet e reja po rriten shpejt, dhe të ulë nivelin e stresit tek personat e karantinuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera