Sport

Cavani rikthehet në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 17 October 2018

Edinson Cavani mund të largohet nga Paris Saint Germain këtë verë.

Qëndrimi prej pesë vitesh në ‘Parkun e Princave’ po shkon drejt fundit për sulmuesin nga Uruguaji.

Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta’, 31 vjeçari mund të largohet nga kampionët e Francës, për t’i hapur rrugë dominimit në sulmin e PSG-së dyshes Neymar – Mbappe.

-Advertisement-

E ardhmja e Cavanit mund të jetë në Serie A, ku një rikthim në Napoli duket shumë i mundshëm, por gjithçka do të varet edhe nga dëshira e trajnerit Carlo Ancelotti.

Në këto pesë vite te PSG, Cavani ka regjistruar 170 ndeshje ku ka shënuar edhe 121 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera