Sport

Cavani e ka vendosur, do t’i bashkohet Atleticos së Madridit

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 23 December 2019

Një “matador” në Madrid nuk është një nocion që përbën lajm, por nëse ky “Matador” është nga Uruguai dhe ka shënuar më shumë se 33 gola në karrierë mes Palermos, Napolit dhe PSG-së, diskutimi ndryshon.

Edinson Cavani, 32 vjeç, me kontratë deri në verë të vitit 2020 me parizienët, nuk do të ta rinovojë kontratën, sepse ka plane të tjera për të ardhmen e tij.

Që nga janari ai mund të firmosë parakontratë me çdo klub në botë, për të zyrtarizuar më pas gjithçka në qershor.

-Advertisement-

Klubi që do ta presë krahëhapur në verë është Atletico Madridi. Drejtuesit e “Los Colchoneros” mësohet se e kanë arritur marrëveshjes me sulmuesin, por po punojnë që t’i sigurojë që në janar shërbimet e tij.

Blerja e Cavanit do t’u lejonte madrilenëve të prisnin me qetësi riaftësimit e plotë të Diego Costas, që është prej disa muajsh në infermieri.

Diego Simeone ka konsideratë të lartë për Edinson Cavanin dhe jo më kot e ka kërkuar edhe vite më parë. E sheh si njeriun e duhur për t’i siguruar një numër të caktuar golash ekipit të tij.

Që ururguajani do të veshë fanellën bardhekuqe të Atleticos, nuk ka asnjë dyshim, çështja është nëse mund të ndodhë që në janar. PSG sigurisht që do të kërkonte një shumë të caktuar parash për kartonin e tij, por do tyë kursente edhe disa muaj paga, që në total përbëjnë një shifër për t’u marrë në konsideratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera