Rozë

Catherine Zeta-Jones s’po di të plaket!

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 18 October 2017

Catherine Zeta-Jones thjesht po refuzon të plaket.

Të hënën, aktorja 48 vjeçare, ashtu si gjithmonë, ktheu kokat e të gjithëve kur u shfaq në një ngjarje që paralajmëron filmin e saj të ri “Cocaine Godmother” në Kanë të Francës.

Zeta-Jones dukej shumë rinore në një fustan asitmetrik me ngjyrë të zezë dhe gri që theksonte shpatullat dhe krahët e saj.

-Advertisement-

Grimi që ajo kishte zgjedhur për këtë ngjarje gjatë pasdites ishte i lehtë dhe me shumë shije, transmeton Klan Kosova.

Po këtë mbrëmje, Jones u pa e veshur me një fustan seksi me ngjyrë të zezë me pjesën e përparme të hapur, dhe me detaje të dantellës.

Fustani që ishte deri diku i tejdukshëm lejonte të shihej shumë nga trupi i saj derisa aktorja kishte mbledhur flokët e saj lartë e kishte vendosur bizhuteri minimaliste.

Por cili është sekreti i aktores së njohur që gjithmonë e më shumë duket se po rinohet?

Në vitin 2016, një fans e kishte pyetur aktoren se cili ishte sekreti i lëkurës së saj rinore.

Por aktorja nuk kishte dhënë emra të markave të produkteve kozmetikore që ajo përdor, por kishte qenë më praktike me këshillat  e saj.

“Mendoj se lumturia është toniku më i mirë që na mban të rinj. Të jesh i/e lumtur rrezaton edhe jashtë”, kishte thënë Zeta-Jones.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera