Sport

Casillas: Një ditë do të rikthehem në Madrid

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 23 May 2020

Iker Casillas nuk e ka mohuar se e dëshiron rikthimin në Madrid.

Madje, siç u ka thënë ai mediave, do të jetë i gatshëm që të kontribuojë për klubin ku kaloi vitet më të ndrritshme të karrierës, në cilëndo pozitë.

Ndërkaq sonte, në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, portieri spanjoll ka lëshuar sinjale se një rikthim potencial i tij në kryeqytetin Iberik, mund të ndodhë shumë shpejt.

-Advertisement-

Ai ka rikujtuar momente nga ndeshja e fundit me “Los Blancos”, teksa fotos së postuar ia ka bashkangjitur përshkrimin: “Ndeshja e fundit në Madrid. Një ditë do të kthehem”, duke mos harruar as mesazhin kryesor të dy muajve të fundit në mbarë botën, “rri në shtëpi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera