Rozë

Casey Affleck tërhiqet nga Oscar

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 26 January 2018

Aktori, fitues i Çmimit Oscar, Casey Affleck është tërhequr nga pjesëmarrja në ndarjen e Çmimeve Akademike për këtë vit.

Siç e do tradita, Affleck, i cili morri çmim për aktorin më të mirë në rolin e tij tek “Manchester By The Sea” në 2017, do të prezantonte çmimin për aktoren më të mire këtë vit.

Aktori është paditur nga dy gra anëtare të ekipit për ngacmime seksuale në vitin 2010.

-Advertisement-

Ai ka mohuar këto akuza dhe ka arritur marrëveshje me paditëset jashtë gjykatës.

Nga Oscar kanë konfirmuar që aktori, i cili është vëllai i Ben Affleck, nuk do të marrë pjesë sivjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera